Pas ekipit të parë, nis puna edhe tek Akademia “Vllaznia”, kryebashkiakja Ademi takim me stafin…

Pas ekipit te pare, tek Vllaznia nga sot zyrtarisht kane nisur pune edhe te gjithe ekipet e Vllaznise. Sezoni i ri pritet te kete shume ndryshime tek ajo, si ne kushtet e stervitjes, bazen materiale por edhe tek kerkesa e llogarise dhe rritja e nivelit te punes.


Per kete arsye, mesohet se para nisjes se punes, eshte zhvilluar nje takim i zgjeruar me te gjithe pjestaret e Akademise ku kane marre pjese edhe kryebashkiakja Ademi, administratori Lici dhe sponsori Xhaferi. Ja çfare thuhet ne faqen e klubit ne lidhje me kete takim:

“Para startit, në ambjentet e stadiumit “Loro Boriçi” është zhvilluar një takim i zgjeruar ku kanë marrë pjesë përveç trajnerëve e drejtuesve të Akademisë, edhe kryebashkiakja Ademi, administratori Lici dhe sponsori i klubit Xhaferi.

Në fillim të fjalës së saj kryebashkiakja Ademi u ka bërë të qartë trajnerëve dhe drejtuesve të Akademisë se në bashkëpunim edhe me sponsorin është rënë dakord që shumë gjëra të ndryshojnë në funksionimin e Akademisë.

Ajo çka është më e rëndësishmja do të punohet për sigurimin e një ambjenti tjetër për stërvitje, do të plotësohen të gjithë ekipet me bazën e duhur materiale dhe didaktike dhe kjo natyrisht që do të shoqërohet me një kërkesë më të madhe llogarie për të gjithë.

Mbështet ShkodraWeb Media

Ndërkohë sponsori Xhaferi ka patur tre pika ku është ndalur në diskutimin e tij: E para, rritja e numrit të lojtarëve të rregjistruar në Akademi, çka do të thotë një masivizim më i madh që më pas do të sjellë edhe cilësi, e dyta: dhënia e rëndësisë së madhe për të evidentuar talentet e reja që më pas mund të jenë burim të ardhurash edhe për klubin dhe e treta; padyshim që do të jetë edhe synimi për të fituar trofe me ekipet U17 dhe U19 ngaqë me to rritet edhe më shumë emri dhe vlera e Vllaznisë.

Nga dita e sotme ndërkohë do të nisë edhe stërvitja e këtyre dy ekipeve ndërsa në ditët në vijim do të vijojë edhe për ekipet e tjera.

Bashkë me fillimin e stërvitjes, do të vijojë puna për rregjistrimet e tjera që do të bëhen në ambjentet pranë stadiumit “Loro Boriçi” në oraret që do të bëhen publike nga ana e klubit”.

© ShkodraWeb Media - Të gjitha materialet në këtë faqe mund të përdoren nga media të tjera, duke përmendur emrin e burimit të informacionit nga janë marrë.

ShkodraWeb Channel