“Nuk ka pasur asnjë reagim nga Qeveria…”, sot u hodh shorti por Superliga Shqiptare po shkon drejt bojkotit…

Presidenti i Ligës, Edvin Libohova, foli në një prononcim për mediat, pas hedhjes së shortit të Kategorisë Superiore, teksa bëri me dije, se në rast se nuk plotësohen kushtet që Liga e ka kërkuar qeverisë shqiptare, atëherë futbolli nuk fillon.


Do të luhet kampionat në 12 shtator?

Të gjithë jemi në dijeni të situatës së ndodhur së fundmi. Në rast se nuk do të plotësohen kushtet që ne i kemi kërkuar qeverisë, sigurisht që kampionati nuk fillon. Ne jemi në pritje të përgjigjes nga qeveria, kemi kërkesën, po presim që sa më shpejt të ulemi për të negociuar dhe për të filluar. Në rast se nuk do të gjejmë gjuhën e përbashkët, vendimmarrja e anëtarëve të ligës është për të bojkotuar kampionatin.

Nuk ka patur asnjë reagim nga ana e qeverisë?

Deri në këto momente që flasim, nuk ka pasur asnjë reagim.

Mbështet Shkodraweb Media në misionin e vet! FALEMINDERIT!

A keni dakortësi të plotë mes klubeve?

Kërkesa është e tyre, nuk është e imja. Të 10 klubet kanë vendosur këto kushte. Nëse disa klube nuk mund t’i shkojnë pas atyre kërkesave, nuk mund të qëndrojë as bojkoti.

Prisnit mbështetje nga FSHF që shorti mos hidhej dhe mos caktohej data, për t’i shkuar pas vendimmarrjes së Ligës?

Jo! Federata ka hedhur shortin, kjo qe paracaktuar me kohë. Ne duam që gara të fillojë, por kushtet e vendosura duhen negociuar dhe diskutuar. Aq më tepër që jemi para një situate të rrallë ku 4 ekipe shqiptare u kualifikuan në Europë. Një ngjarje e rrallë. Kërkohet një mbështetje plus nga qeveria, për të vazhduar edhe në të ardhmen.

Nëse kampionati fillon, do e rishikoni pozicionin tuaj si kryetar i Ligës?

Sigurisht do e rishikoj. Nuk ka kuptim të vazhdoj në një situatë që nuk ka zgjidhe.


REKLAMAT NË KËTË FAQE, JANË I VETMI BURIM PËR TË GARANTUAR PAVARËSINË, PAANËSINË DHE PROFESIONALIZMIN E KËSAJ MEDIA. NËSE KENI MIRËSINË NË KËTO REKLAMA, JU NA JEPNI NJË MBËSHTETJE TË ÇMUAR! FALEMINDERIT!