Ka tre-kater dite qe perflitet emerimi i tij por nga neser pritet te zyrtarizohet ne postin e drejtorit te ri sportiv te klubit te futbollit Vllaznia. E kemi fjalen per Matko Djarmatin, i cili do te prezantohet neser para gazetareve pasi te kete firmosur edhe kontraten me klubin.
Kjo gje behet e ditur nga vete klubi kuqeblu permes faqes se tij zyrtare ne te cilen thuhet:
“KF Vllaznia bën të ditur se ditën e nesërme (e premte) ora 10.00, në ambjentet e stadiumit “Loro Boriçi”, administratori i klubit, z.Suad Lici dhe sponsori, z. Alban Xhaferi, do të bëjnë prezantimin e drejtorit të ri sportiv të klubit tonë, z. Matko Djarmati. Ftojmë të gjitha mediat të jenë të pranishme në këtë ceremoni. Ju faleminderit!”
Ne kete menyre hapi i pare i Vllaznise se re do te hidhet. Pas tij, pritet edhe ai i dyti, emerimi i trajnerit te ri qe me shume te ngjate do te jete gjermano- kroati Thomas Brdariç dhe nga java tjeter, kuqeblute pritet te zbresin ne fushe per te nisur pergatitjet per sezonin e ri.