Sponsori Alban Xhaferi i përgjigjet ish- administratorit Naku: Ja sa para kam hedhur tek Vllaznia deri tani…

Sponsori i Vllaznisë Alban Xhaferri iu përgjigj ish-administratorit të klubit Benjamin Naku duke kundërshtuar se ai nuk ka kontribuar 3 milionë lekë, por 80 milionë lekë (të vjetra). Pas fitores me Tiranën, Xhaferri u shpreh se Naku nuk ka lidhje me proçesin e privatizimit të klubit duke dyshuar se qëllimet e tij janë të fshehta.


“Dua të sqaroj se totali i deklaruar deri tani është 5,880,873.8 lekë deri më datë 17 tetor. Këto bonuset për fitore dhe për gola, vlera totale e kontributit deri tani i kalon 8 milionë lekë (të rinj). Kjo tregon se administratori Naku nuk ka qenë në punë.

Dua të sqaroj se marrëveshja ka filluar që nga 10 gushti dhe ai nuk mund të bëjë krahasimet me çfarë ka dhënë bashkia që në fillim të vitit. Nga ana tjetër, asistenca jonë ka të bëjë me anën teknike, financiare dhe juridike për të ndihmuar klubin dhe marrëveshja është partneriteti dhe bashkëpunimi, jo vetëm sponsorizimi.

Normalisht që kemi asistuar në ndërtimin e ekipit, përzgjedhjen e trajnerëve, përzgjedhjen e lojtarëve me objektivin e ri. Gjithashtu, grupi partner është pjesë esenciale e kontratave me lojtarë bashkë me KF Vllazninë, ku janë të përcaktuara qartë detyrimet e gjithsecilës palë. Dua të theksoj edhe faktin se administratori nuk ka lidhje me procesin e privatizimit, pasi shikova që ka folur edhe për këtë proces. Realisht nuk e kuptoj prononcimin e tij për këtë proces.

Privatizimi është e drejte e aksionerëve (e bashkisë dhe Këshillit Bashkiak). Kjo e përforcon edhe më tepër faktin se qëllimet e tij në klub si administrator te KF Vllaznia janë të dyshimta. Në fund zotit Naku i uroj suksese në karrierën pedagogjike”, ka deklaruar donatori Alban Xhaferri.

ShkodraWeb Channel
ShkodraWeb Channel