Spikati për tre sezone me kryeqytetasit, Vllaznia piketon sulmuesin shtatlartë…

Vllaznia ka pasur shumë largime titullarësh, nga më të rëndësishmit në dy ditët e fundit. Por, shkodranët janë duke negociuar edhe me shumë futbollistë vendas dhe të huaj.

Madje ka pasur edhe lojtarë që kanë spikatur së fundmi në elitë dhe që janë vënë në piketim nga shkodranët në këtë periudhë merkatoje. Një ndër ta është edhe Majkëll Ngo, sulmuesi shtatlartë që spikati me Tiranën, ku edhe ka luajtur për 3 sezone.

Vllaznia siç edhe kanë theksuar dreetuesit e saj do të jenë mjaft aktiv në merkato, duke synuar sa më shumë lojtar me kualitete dhe do të jetë në garë për titullin edhe pse me largimet e fundit të kualiteteve si: Imeri, Marku e Isaevski, shkodranët pësojnë shumë boshllëk…

ShkodraWeb Channel