
Prokuroria e Posaçme ka vendosur të zgjasë edhe me tre muaj hetimet ndaj ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Sipas SPAK, ky vendim është marrë për të pasur më shumë kohë në dispozicion për kryerjen e veprimeve të tjera hetimore.
Balluku është pezulluar nga detyra dhe aktualisht mban vetëm mandatin si deputete në Kuvendin e Shqipërisë. Ajo akuzohet për “shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, lidhur me tenderin për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, ndërsa po hetohet edhe për procedura të tjera, përfshirë ato të Unazës së Madhe.




