Struktura e Posaçme Antikorrupsion ka miratuar vendimin për sekuestrimin e 8 pasurive të paluajtshme në qytetin e Shkodrës, me një vlerë të përafërt të llogaritur 20 milion euro. Behet fjalë për katër banesa dy deri në tri kate në Shkodër, dy automjete të tipit të fundit, dhe të dy sipërfaqeve truall në qytetin e Shkodrës. Mësohet se automjeti tip “BMW”, i blinduar është në pronësi të Lulzim Berishës, ndërsa pasuritë e tjera të sekuestruara, i përkasin personave të dyshuar autorë të pengmarrjes së Jan Prengës në Kamëz.
“Prokuroria e Posaçme, sot me datë 20.02.2020 ka dërguar aktet për 5 (pesë ) raste, për miratim sekuestroje në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pasuritë e mëposhtme:
Automjet tip “BMW”, i blinduar, në pronësi të Lulzim Berishës
Banesë 3 (tre) kate (Shkodër)
Banesë 2 (dy) kate (Shkodër)
Banesë 2 (dy) kate plus papafingo (Shkodër)
Automjet tip “Mecedez Benz”, prodhim vitit 2012.
Banesë 2 (dy) kate plus Njësi Shërbimi (Shkodër)
Tok arë, me sipërfaqe 1541 m2 (Shkodër)
Truall me sipërfaqe 350 m2 (Shkodër)
Rastet e tjera të referuara deri tani nga Policia e Shtetit janë duke u vlerësuar nga prokurorët e Prokurorisë së Posaçme dhe në përfundim, rast pas rasti, do të njoftohet mënyra e zgjidhjes së tyre”, bën të ditur SPAK.