
Në datën 23 shkurt në orën 10:00, do të mblidhet Këshilli i Mandateve për imunitetin e Belinda Ballukut, pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme.
Burime bëjnë me dije se pas kësaj mbledhjeje, në seancën plenare të 5 marsit në Kuvendin e Shqipërisë, parashikohet votimi i raportit që do të nxjerrin anëtarët e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, për Belinda Ballukun.
Anëtarët e Këshillit mblidhen pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e qeverisë për pezullimin e masës së GJKKO që shkarkoi nga funksionet publike, zëvendëskryeministren Belinda Balluku.
Mbetet për t’u parë nëse Këshilli i Mandateve drejtuar nga Niko Peleshi do të marrë në shqyrtim kërkesën e Prokurorisë së Posaçme.




