Skip to content
18 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“SPAK është bërë heroi i fëmijëve…”, Dom Gjergj Meta ironi therëse me deklaratat e ambasadores amerikane

ShkodraWeb 21 December, 2021
gjergj meta yuri kim spak

Sondazhet e opinionit publik tregojnë se besimi te SPAK dhe Reforma në Drejtësi është në rënie pikiatë. Edhe shifrat tregojnë se puna e SPAK nuk krahasohet askund me arritjet e strukturave anti-korrupsion gjatë qeverisjes së PD.

Por kjo nuk e pengoi ambasadoren amerikane, Yuri Kim, e cila tha me superlativa se SPAK është kthyer në tmerrin e kriminelëve dhe në heronj të fëmijëve.

Pikërisht kjo deklatarë ka tërhequr edhe vëmendjen e Dom Gjergj Meta, i cili ka zgjedhur ti kthejë përgjigje indirekte ambasadores amerikane, duke mos munguar edhe ironia therëse.

“E pyeta mbesën time gjashtë vjeçare se cili është heroi i saj.
– Janë dy o xhaxh – më tha
– Kush janë zemra xhaxhit? – i thashë unë, duke menduar se ishte babi i saj dhe unë.
– Njëri te SPAKU dhe tjetri te BKH o xhaxh – ma ktheu ajo krenare.
No comment nga ana ime!”, shkruan Dom Gjergj Meta në publikimin e tij në Facebook.

“Dua të uroj SPAK për 2-vjetorin e themelimit, mendoj se në këto 2 vite kemi parë një veprim që ngrihet mbi një veprim tjetër, i gjithë vendi është mahnitur, SHBA do të falenderojë prokurorët e SPAK që po luftojnë kundër korrupsionit. Viti 2021 ka qenë me të vërtetë pikë kthese në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, edhe më shumë ndihmë është rrugës nga SHBA.

E themi shpesh, Reforma në Drejtësi nuk do të jetë e lehtë, e shpejtë apo e përsosur, kur të biem, do të ngrihemi sërish, pika kyçe është që të ecësh përpara, pavarësisht se çfarë thonë të tjerët. SHBA janë të gatshëm që të bashkëpunojnë me ju. Duhet të jemi krenar për faktin se tani jeni duke u bërë tmerri i kriminelëve, heronjtë e fëmijëve. Ju jeni shpresa e vendit, për këtë ju falenderoj, ju mbështes dhe ju nxis,” tha Kim një ditë më parë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Berisha njoftoi dergimin e shkresës për shkarkimin e Bashës nga referendumi, Gazment Bardhi bën lëvizjen e radhës në PD
Artikull pasardhës: Vllaznia “i tregon dhëmbët” Tiranës, e shemb me rezultat tenistik dhe i merr kreun mu në kryeqytet…

TË FUNDIT

tonin marina salla 2026

FOTO – Programi i kontrollit biologjik të dëmtuesit të gështenjës, nënshkruhet marrëveshja me ministrin Salla

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
frederik rreshpja

PËRVJETOR – Frederik Rreshpja, poeti që i këndoi gjëmimshëm vetmisë, ngulmueshëm tragjizmit dhe trazueshëm dhimbjes

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
rama gjykata kushtetuese 2025

Rritja e pagave për gjykatësit u kundërshtua nga qeveria, Gjykata Kushtetuese jep vendimin për çeshtjen

ShkodraWeb 17 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • FOTO – Programi i kontrollit biologjik të dëmtuesit të gështenjës, nënshkruhet marrëveshja me ministrin Salla 17 February, 2026
  • PËRVJETOR – Frederik Rreshpja, poeti që i këndoi gjëmimshëm vetmisë, ngulmueshëm tragjizmit dhe trazueshëm dhimbjes 17 February, 2026
  • Rritja e pagave për gjykatësit u kundërshtua nga qeveria, Gjykata Kushtetuese jep vendimin për çeshtjen 17 February, 2026
  • “Paketa e Maleve”, përfundon faza e shqyrtimit të aplikimeve, Bashkia Shkodër njoftim të rëndësishëm… 17 February, 2026
  • Aksidentoi për vdekje këmbësorin në orët e para të mëngjesit, arrestohet 46- vjeçari që iku nga vendngjarja 17 February, 2026
  • Çmontonte dhe shiste pjesë të automjeteve të dyshuara të kontrabanduara, procedohet penalisht 59- vjeçari 17 February, 2026
  • Policia e Shkodrës nis procedimin penal për 6 tifozë të Elbasanit, shkatërruan ndenjëset në “Loro Boriçi” 17 February, 2026
  • Dosja e famshme “5D”, SPAK jep pretencën për personat e akuzuar, burgime nga 2 deri në 11 vjet… 17 February, 2026
  • KESH nis shkarkimet nga hidrocentralet, fshati Obot nis “përballjen” e radhës me përmbytjet… 17 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë 17 shkurt 2026… 17 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 17 shkurt 2026… 17 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 17 shkurt 2026… 17 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

tonin marina salla 2026

FOTO – Programi i kontrollit biologjik të dëmtuesit të gështenjës, nënshkruhet marrëveshja me ministrin Salla

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
frederik rreshpja

PËRVJETOR – Frederik Rreshpja, poeti që i këndoi gjëmimshëm vetmisë, ngulmueshëm tragjizmit dhe trazueshëm dhimbjes

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
rama gjykata kushtetuese 2025

Rritja e pagave për gjykatësit u kundërshtua nga qeveria, Gjykata Kushtetuese jep vendimin për çeshtjen

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
paketa maleve 2026

“Paketa e Maleve”, përfundon faza e shqyrtimit të aplikimeve, Bashkia Shkodër njoftim të rëndësishëm…

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.