Skip to content
25 January, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

SPAK do arrestimin, 10 mijë faqe prova kundër Ballukut, shtyhet pa datë mbledhja në Këshillin e Mandateve

ShkodraWeb 19 December, 2025
balluku prokuror1 spak 2025

Këshilli i Mandateve u mblodh për 5 orë me radhë për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për arrestimin e deputetes Belinda Balluku, zv/kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës. Mbledhja u mbajt me dyer të mbyllura në prani të drejtuesit të ri të SPAK, Klodian Braho dhe 2 prokurorëve që po hetojnë numrin 2 të qeverisë për shkelje të barazisë në 11 tenderë, Dritan Prençi Dorina Bejko. Pas 5 orëve mbledhje, palët dolën me vendimin që mbledhja të shtyhej, por pa afat.

Kërkesa për shtyrje të mbledhjes u bazua në nevojën për tu njohur me provat që SPAK i ka sjellë Kuvendit se përse kërkon arrestimin e Ballukut, materiale të cilat janë brenda një USB-je ku ndodhen 10 mijë faqe prova, dhe që ende nuk janë lexuar nga askush. Deputetët e të dyja palëve kërkuan të njihen me materialin që kjo USB ka, sikundër edhe avokati i Belinda Ballukut, Ardian Kalija, i pranishëm në mbledhje, krah prokurorëve. Ai tha se duhet të njihet me çdo material në mënyrë që të bëjë mbrojtje efektive dhe për këtë kërkon 3 javë kohë. Por, SPAK thotë se 5 ditë janë të mjaftueshme për tu njohur me dosjen.

Opozita kërkoi ta marrë USB-në me vete dhe ta shqyrtojë, ndërsa socialistët kërkuan që këto materiale të mos dilnin nga mbledhja, por të shikoheshin aty. Në përfundim u vendos që të USB-në do e marrin me vete. PD propozoi të rimblidhen të hënën, ndërsa PS më 19 janar, por pas 20 minutave pushim Niko Peleshi e mbylli mbledhjen pa një vendimarrje se kur do të mblidhen sërish. Opozita hodhi akuza se Peleshi po i jep kohë Belinda Ballukut që të prishë provat.

“Kryetari u kthye dhe tha se për datën do t’ju njoftojë një herë tjetër. Kuptova që, në këto 20 minuta, Rama nuk i ishte përgjigjur. Kuvendi po bëhet pengesë për drejtesine, po i jep kohë Ballukut të prishë provat”, tha Bardhi.

Që në nisje kreu i grupit parlamentar të PD, Gazmend Bardhi, kërkoi që mbledhja të jetë e hapur dhe të marrin pjesë të gjithë deputetët e Kuvendit. Por ishte vetë SPAK që përsëriti përballë tyre, se materialet në dosjen ndaj Ballukut, janë sekret hetimor e si të tilla duhen ruajtur.

10 deputetët anëtarë të Këshillit, 5 nga opozita dhe 5 nga mazhoranca, përfshirë kryeparlamentarin Niko Peleshi, janë njohur deri më tani vetëm me një relacion të SPAK, në të cilin thuhet se ndaj Ballukut ka prova të reja, për të cilat vlerësohet se duhet masë arresti, në burg apo në shtëpi. Prokurorët njoftojnë Kuvendin se Balluku është e pandehur për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, është në hetim për 7 lote të Unazës së Madhe në Tiranë, si dhe e dyshuar për 3 tenderë të tjerë, përfshirë koncesionin Thumanë-Kashar të Gener2.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Shpallet në kërkim 39- vjeçari nga Shkodra, dyshohet se ka dhunuar bashkëjetuesen e tij…
Artikull pasardhës: FSHF “zgjidh qesen”, nga janari nis ndarjen e 3 mln eurove për klubet e Superligës dhe Kategorisë së Parë

TË FUNDIT

renis bandula 2026

SENSIBILIZIM – I riu shkodran ka nevojë për mbështetjen e shqiptarëve, Renisi 25- vjeçar duhet të jetojë

ShkodraWeb 24 January, 2026 0
kastrati gurishta 2026

VIDEO – Vllaznisë i mjafton goli i Kastratit për të mundur Partizanin e marrë kreun e Superligës…

ShkodraWeb 24 January, 2026 0
minuta fundit 2025

MINUTA E FUNDIT – Grabitet një subjekt kredidhënës në Shkodër, autor një i paidentifikuar me çekiç në dorë

ShkodraWeb 24 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • SENSIBILIZIM – I riu shkodran ka nevojë për mbështetjen e shqiptarëve, Renisi 25- vjeçar duhet të jetojë 24 January, 2026
  • VIDEO – Vllaznisë i mjafton goli i Kastratit për të mundur Partizanin e marrë kreun e Superligës… 24 January, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Grabitet një subjekt kredidhënës në Shkodër, autor një i paidentifikuar me çekiç në dorë 24 January, 2026
  • VIDEO – Ministri i Bujqësisë Salla takim me fermerët në Shkodër, nxit krijimin e Bashkimit të Fermerëve 24 January, 2026
  • VIDEO – “Shkodra Tourism Awards”, eventi që vlerëson bizneset turistike dhe “mjeshtrat” promovimit të tij 24 January, 2026
  • Ngjarja tragjike tek KF Tirana, FSHF njofton shtyrjen e ndeshjes me Flamurtarin këtë të shtunë… 24 January, 2026
  • PERSONAZH – “Dokja” i Vllaznisë, Zyhdi Çoba feston ditëlindjen, një jetë e lidhur me sportin… 24 January, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 24 janar 2026… 24 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 24 janar 2026… 24 January, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 24 janar 2026… 24 January, 2026
  • Vllaznia rinovon deri në 2028 me Tafilin por “goditja e fortë” ka emrin Kevin Dodaj që rikthehet kuqeblu 23 January, 2026
  • VIDEO – Policia gjeti në lokalin e tij 1678 fara kanabisi, arrestohet 70- vjeçari nga Kosmaçi 23 January, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

renis bandula 2026

SENSIBILIZIM – I riu shkodran ka nevojë për mbështetjen e shqiptarëve, Renisi 25- vjeçar duhet të jetojë

ShkodraWeb 24 January, 2026 0
kastrati gurishta 2026

VIDEO – Vllaznisë i mjafton goli i Kastratit për të mundur Partizanin e marrë kreun e Superligës…

ShkodraWeb 24 January, 2026 0
minuta fundit 2025

MINUTA E FUNDIT – Grabitet një subjekt kredidhënës në Shkodër, autor një i paidentifikuar me çekiç në dorë

ShkodraWeb 24 January, 2026 0
andis salla shkoder 2026

VIDEO – Ministri i Bujqësisë Salla takim me fermerët në Shkodër, nxit krijimin e Bashkimit të Fermerëve

ShkodraWeb 24 January, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.