
Shkruan në Facebook drejtuesi politik i PD- së për Qarkun Shkodër, Luçiano Boçi: A doni më për SPAK! Rama sot në Shkodër në orar zyrtar (14.00) açik fare nuk heziton të përdorë insitucionet publike dhe funksionarët shtetërorë për fushatë!!!!
Kodi e KQZ (i thënçin) e thotë qartë në vendimin nr. 9:
“Për të zbatuar në praktikë ndalimet e përcaktuara në Kodin Zgjedhor, KQZ ka miratuar Vendimin nr. 9, i cili përcakton rregullat e sjelljes së institucioneve publike gjatë periudhës zgjedhore. Ky vendim ndalon:
• Përdorimin e fondeve, institucioneve dhe mjeteve publike për veprimtari që favorizojnë subjekte zgjedhore.
• Organizimin e aktiviteteve publike.
• Përdorimin e personelit shtetëror për qëllime fushate gjatë orarit të punës.”
Tani që ta kuptojmë mirë:
SPAK çfarë pret që ta hetojë Ramën për krim zgjedhor? Mos vallë që ky të dalë me palltake në brez?!!
Ja pra KRIMI: Shkollat, fëmijët që përdoren. Insitucionet, zyrtarët, asfaltet, paratë, krimi… Pas kësaj çfarë përralle do i përkundin miletit këta për drejtësi?!