Skip to content
13 July, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

bashkepunime shwm 88
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet
  • Kryesore
  • Sociale

“Spahia nisi ‘luftën’ me metoda komuniste”, Mark Molla jep dëshminë e tij në GJKKO: Nuk më lanë të hyja…

ShkodraWeb 5 June, 2025
bardh spahia mark molla 2025

Në Gjykatën e Posaçme është zhvilluar seanca ndaj ish-kryetarit të Bashkisë Shkodër Bardh Spahia, ku SPAK i ka ngritur akuzën e “pengimit të ekzekutimit të vendimit të gjykatës”.

Mark Molla, personi që ka paditur Bardh Spahinë është paraqitur në gjykatë në cilësinë e dëshmitarit të kërkuar nga Prokuroria. Ai ka qenë me herët drejtori i ujësjellësit Shkodër dhe me firmë të Spahisë u largua nga puna. Molla deklaron se është shkarkuar nga detyra pa asnjë vërejtje dhe pa vendim asambleje.

“Gjatë vitit 2022 kam qenë administrator tek ujësjellësi. Kam bërë detyrën mirë. Ujësjellësi ka qenë ndër më të mirët në Shqipëri. Ka pasur 0 fonde. Kam bërë kallëzim penal se ish-kryebashkiakja në detyrë më ka emëruar tre vjet më parë. I jam drejtuar Prokurorisë Shkodër, se jam njohur me shkresa zyrtare dhe jam njohur si njeri pa vlerë. Unë nuk jam lejuar me hyrë në ujësjellës. Kryetari ka shpërdoruar detyrën me largimin nga puna të menjëhershëm pa asnjë qortim, as vërejtje dhe pa vendim asambleje.”, thotë Molla.

Ai thotë se vendimin për largimin nga puna e ka marrë me postë. Molla shprehet se Spahia e nisi “luftën” me metoda komuniste, ndërsa pretendon se gjatë kohës që qëndronte në detyrë nuk ka pasur asnjë ankesë nga qytetarët. Ai gjithashtu shprehet se Spahia vijon edhe sot nëpër media akuzat ndaj tij.

“Fillimisht ka larguar anëtarët e stafit mbikëqyrës rreth muajit qershor. Unë do kisha avokatin tim dhe të konsultohesha, dhe mendoj se duhet të isha palë në proces. Fillimisht jam njohur me një urdhër largimi që më ka ardhur me postë. Janë tre vendimmarrje nga ish kryetari Bardh Spahia. Përveç meje, dhe dy anëtarët e tjerë të stafit të ujësjellësit i janë drejtuar gjykatës. Unë jam vazhduar një periudhë kohe, teksa një ditë ka ardhur në zyrë Ardi Cylybyli me disa njerëz të bashkisë dhe më ka thënë me liruar zyrën. Institucioni atë ditë u ruante nga policia bashkiake dhe policia e shtetit. Atë ditë jam ndjerë keq dhe jam shtruar në spital tre ditë. Nga 320 punonjës ka nxjerrë një urdhër që do futen vetëm 62 persona. Unë s’kam bërë asnjë dorëzim, zyra është thyer me shkresë. Për largimin nga puna jam njoftuar nga posta dhe ma ka sjellë sekretaria e asamblesë. Këto vendimmarrje nuk janë bërë të ditur punonjësve të ujësjellësve. Unë merakun tim e kam pas me shku Bardhi kryetar bashkie dhe filloi luftën jo me burrni por me metodat e tij të ngjashme komuniste. Doja ta shikoja ballë për ballë. Unë mendoj se asambleja ka pasur dijeni për largimin tim. Gjatë vitit 2022, nuk ka pasur asnjë ankesë nga qytetarët. Në lidhje me rrogat i ka marrë nga data 1 deri në 5 çdo muaj. Edhe në lidhje me klorin asnjë problematikë. Në lidhje me proceset gjyqësore vijon vetëm dëmi ekonomik dhe nuk heq dorë. Edhe sot po shpif në media. Porcese të tjera që lidhen me punën nuk kam hap akoma”, ka deklaruar Molla.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: VIDEO – “Mishi dhe qumështi nuk lejohet të tregtohen”, specialistët flasin për murtajën e bagëtive të imëta
Artikull pas: VIDEO – “Është dita e familjes”, Kurban Bajrami, imam Muhamed Sytari: Dita e afrimit me vlerat e besimit

TË FUNDIT

minuta fundit
  • Kronika e zezë

MINUTA E FUNDIT – Gjendet pa shenja jete në sediljen e pasme të një veture 50- vjeçari në Shkodër

ShkodraWeb 12 July, 2025
bombul gazi
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Shpërthen bombula e gazit në lagjen “Partizani” në Shkodër, përfundon në spital një person

ShkodraWeb 12 July, 2025
theth boci spahia perplasen me policinë
  • Kryesore

VIDEO – “Legen, afrohu se qenke i fortë ti”, deputetët e PD- së Boçi dhe Spahia përplasen me policinë në Theth

ShkodraWeb 12 July, 2025

TË FUNDIT

  • MINUTA E FUNDIT – Gjendet pa shenja jete në sediljen e pasme të një veture 50- vjeçari në Shkodër 12 July, 2025
  • MINUTA E FUNDIT – Shpërthen bombula e gazit në lagjen “Partizani” në Shkodër, përfundon në spital një person 12 July, 2025
  • VIDEO – “Legen, afrohu se qenke i fortë ti”, deputetët e PD- së Boçi dhe Spahia përplasen me policinë në Theth 12 July, 2025
  • “Do emigroj sërish…”, 23-vjeçari i zhgenjyer, la ëndrrën në mes që të ndërtojë në Theth… 12 July, 2025
  • NGA LUTFI DERVISHI – Fshatari, rosa dhe turisti… 12 July, 2025
  • “Ndërpritni menjëherë këto shkatërrime pronash”, përfaqësuesi i Bajrakut të Shalës autoriteteve: Të ulemi e të dialogojmë 12 July, 2025
  • KF Vllaznia propozon ndryshim të skemës aktuale të “Final 4”, ja çfarë kërkoi drejtori Vioresin Sinani… 12 July, 2025
  • Dy vëllezër nga Puka 24 vjet në kërkim të drejtësisë, dhjetra vite burg dhe marrin pafajësi në Strasburg… 12 July, 2025
  • EMRAT – “Masa e sigurisë”, GJKKO merr vendimin për të arrestuarit në Shkodër, mes tyre ish-shefi i Krimeve… 12 July, 2025
  • VIDEO – “Paketa e Maleve, ‘kali i Trojës’ për Veriun”, deputetja e PD- së Jorida Tabaku reagon për Thethin 12 July, 2025
  • VIDEO – Nis zyrtarisht aplikimi online për “Paketën e Maleve”, kryebashkiaku Benet Beci jep lajmin dhe fton… 12 July, 2025
  • VIDEO – Pezullohen inspektorët e AKU- së, do të kalojnë në një testim në komision me shumicë nga UBT 12 July, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

minuta fundit
  • Kronika e zezë

MINUTA E FUNDIT – Gjendet pa shenja jete në sediljen e pasme të një veture 50- vjeçari në Shkodër

ShkodraWeb 12 July, 2025
bombul gazi
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Shpërthen bombula e gazit në lagjen “Partizani” në Shkodër, përfundon në spital një person

ShkodraWeb 12 July, 2025
theth boci spahia perplasen me policinë
  • Kryesore

VIDEO – “Legen, afrohu se qenke i fortë ti”, deputetët e PD- së Boçi dhe Spahia përplasen me policinë në Theth

ShkodraWeb 12 July, 2025
klodian harusha 2025
  • Aktualitet

“Do emigroj sërish…”, 23-vjeçari i zhgenjyer, la ëndrrën në mes që të ndërtojë në Theth…

ShkodraWeb 12 July, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.