Skip to content
8 February, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
VIDEOT TONA
  • Kryesore
  • Opinione

Sot u shkarku Antoni, jam i sigurtë se në shumë qytete u hap shampanja…u hoq qafe ai që i “bezdiste”…

ShkodraWeb 2 years ago
0

Nga Klodian ZHIVANI, gazetar

Ishin ditët e para të verës së nxehtë të 2019- ës, rreth orës 18:30 kur parkova përpara kishës së “Shën Kollit” në Shkodër. Isha me vonesë! Mesha dhe ceremonia e pagëzimit të djemve të axhës dhe kushërinjve kishte fillu. Sapo dola nga makina, vuna re në oborrin e kishës shumë policë ndërsa pak ma larg ishin edhe dy furgona policie.

Mendja më shkoi tek ma e keqja por diçka ishte ndryshe. Nuk kishte as shirita që identifikojnë vendin e ngjarjes, as gjak dhe as njerez në panik. Në oborr, takova Sajmir Rrustemin. Nji prej djemve të mirë dhe ma profesionistë që ka policia e Shkodrës. Edhe ky shpesh herë, pasionin e tij dhe dëshirën për nji Shqipni ndryshe, e ka pagu me “fatura” mbi kurrizin e tij. E kuptoi shikimin tem për praninë e policisë në kishë por u përgjigj vetë i pari:

– Ec, ec, futu në kishë se s’ ka gja, – me tha, duke më përshendet.

Aty, në mes të kishës, në nji stol ishte i ulun Anton Martini. Mes familjes Zhivani dhe Martini ka nji lidhje të hershme farefisnore e kumbarie. Dy prej kushërinjve të mi, të cilet atë ditë po pagëzoheshin kishin përzgjedh Antonin si kumbarë. Me shumë dëshirë për të respektu ata, familjen tonë por edhe për të vazhdu lidhjen e kumbarisë, Antoni kishte pranu.

Në zonën tonë të Nikaj- Mërturit, kumbara ka nji rëndësi të veçantë, asht ma ndryshe. Gjyshi më ka tregu se kumbara për ne, asht aq i rëndësishëm, sa në rast fatkeqësie kur famulli humb babën, përgjegjësi për rritjen e tij ka kumbara po aq sa axhat apo dajat.

Sapo iu afrova, nji nga efektivet e policisë më vështroi shtremt por Antoni e la të kuptonte se ishim të afërm. U përshendetëm dhe ndërrume 2- 3 muhabete. Aq sa mundesh në kishë. Më pyeti për familjen, për punën, për kolegët e Shkodrës.

– Ça thotë puna? – e pyeta.
– Si puna jonë por mirë – u përgjigj.
– Prap me polici ti?
– Po, po, gjithmonë – u përgjigj shkurt
– Deri kur ?

Nji buzëqeshje… ishte përgjigjia. Ceremonia mbaroi dhe ai prap iku me eskortë policie. Edhe nji herë tjetër e pata taku në nji dasëm. Edhe aty erdhi me polici. Çfarë jetet!

Në Shkodër e dijnë shumë mirë se si asht kërcënu, po ashtu edhe në Tiranë, Durrës, Elbasan etj., etj. Sot u shkarku Antoni ndërsa në këto qytete, jam i sigurtë se u hap shampanja! U hoq qafet ai që i “bezdiste”… /Publikuar në Facebook/

Continue Reading

LAJM PARA: RAPORTI – 11 raste të reja dha asnjë fatalitet në 24 orët e fundit, Shkodra del nga lista e infektimit…
LAJM PAS: PS forcë e tretë në Bashkinë Vau- Dejës me 25 prill, rezultati sjell shkarkimin e kryetarit lokal…

TË FUNDIT

MINUTA E FUNDIT – Arretohen dy të rinj nga Malësia e Madhe, transportonin emigantë të paligjshëm drejt Malit të Zi
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Arretohen dy të rinj nga Malësia e Madhe, transportonin emigantë të paligjshëm drejt Malit të Zi

2 hours ago
ZYRTARE – Çeshtja “Gerdeci”, SPAK dërgon për gjykim në GJKKO ish- ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu…
  • Aktualitet

ZYRTARE – Çeshtja “Gerdeci”, SPAK dërgon për gjykim në GJKKO ish- ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu…

2 hours ago
SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 8 shkurt 2023…
  • Kryesore

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 8 shkurt 2023…

5 hours ago

TË FUNDIT

  • MINUTA E FUNDIT – Arretohen dy të rinj nga Malësia e Madhe, transportonin emigantë të paligjshëm drejt Malit të Zi
  • ZYRTARE – Çeshtja “Gerdeci”, SPAK dërgon për gjykim në GJKKO ish- ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu…
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 8 shkurt 2023…
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 8 shkurt 2023…
  • MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 8 shkurt 2023…
  • EMRAT – Detyrohen t’i bëjnë “like” dhe “share” postimeve të Ramës, publikohet lista e personave që kanë shkarkuar aplikacionin “Aktiv1st” në Shkodër

TË FUNDIT

MINUTA E FUNDIT – Arretohen dy të rinj nga Malësia e Madhe, transportonin emigantë të paligjshëm drejt Malit të Zi
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Arretohen dy të rinj nga Malësia e Madhe, transportonin emigantë të paligjshëm drejt Malit të Zi

2 hours ago
ZYRTARE – Çeshtja “Gerdeci”, SPAK dërgon për gjykim në GJKKO ish- ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu…
  • Aktualitet

ZYRTARE – Çeshtja “Gerdeci”, SPAK dërgon për gjykim në GJKKO ish- ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu…

2 hours ago
SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 8 shkurt 2023…
  • Kryesore

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 8 shkurt 2023…

5 hours ago
HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 8 shkurt 2023…
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 8 shkurt 2023…

5 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.