NEWS I ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Media – E Verteta të bën të lirë!

Sot të gjithë fjetëm një orë më pak, hyn në fuqi “ora verore” në vendin tonë…

Nga sot nis llogaritja verore e kohës, ndërkohë që keni humbur një orë nga gjumi juaj. Momenti zyrtar i ndërrimit të orës ishte pikërisht në orë 02:00, atëherë kur akrepat kaluan 60 minuta para duke shënuar 03:00. Dy herë në vit orët tona ndryshojnë për një orë dhe njerëzit fitojnë ose humbin një orë gjumë. Këtë vit, e diel më 29 mars shënohet fillimi i llogaritjes verore të kohës.

Prej vitit 1981 u vendos ndryshimi i orës, që përfshin të gjithë Evropën, ku në shumë shtete të saj, akrepat e orës lëvizin 60 minuta përpara. Norma evropiane përcakton në mënyre të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës verore, ku akrepat lëvizin 60 minuta para dhe orës dimërore kur ata lëvizin 1 orë pas.


Copyright © ShkodraWeb Media ׀׀ Të gjitha materialet tona mund të përdoren lirisht nga mediat e tjera por duke përmendur burimin se nga është marrë informacioni.
Për t’u abonuar në kanalin tone në YouTube ShkodraWeb TV mjafton të klikoni: SUBSCRIBE dhe do të informoheni me lajme me video por dhe argëtoheni pa fund me humor të zgjedhur! Për të marrë njoftime për video të reja, ABONOHU tani!