
Superndeshja Vllaznia- Partizani ka krijuar një atmosferë inkandeshente në Shkodër. Interesimi duket vertetë shumë i lartë për të qenë të pranishëm në shkallët e “Loro Boriçit”. Janë qindra vetë ata që në çdo moment, shihen pranë sportelit duke blerë biletat e ndeshjes. Një atmosferë e tillë, rrallë herë është konstatuar në Shkodër. Sipas parashikimeve, mund të jenë edhe 10 mijë tifozë në arenën kuqeblu. Shumë syresh, presin një “hakmarrje” ndaj Partizanit, i cili konsiderohet edhe si shkaktar i rënies së Vllaznisë nga Superliga para dy sezoneve. Në fakt, është një garë sportive dhe Vllaznia ka nevojë për “lojtarin e 12-të”.
Mesa duket, në këtë ndeshje do të jetë tifogrupi më i ri “Power 12”, i cili debutimin e parë në mbështetje të ngjyrave kuqeblu e bëri në ndeshjen e basketbollit Vllaznia- Tirana në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” mbrëmjen e të premtes. Është një tifogrup shumë i veçantë, të paktën në prezantimet e para në rrjetet sociale. Ai kërkon mbështetje pa kushte për Vllazninë, në fitore e në humbje. Jo vetëm kaq. Ata që duan ti bashkohen, duhet të zbatojnë edhe disa “rregulla”. Rregullat janë bërë të qarta në një postim në faqen zyrtare në Facebook të “Power 12”, duke treguar se, që në hapat e parë, ky tifogrup kërkon të përcjell një imazh ndryshe. Më poshtë, postimi i tyre shumë domethënës. /ShkodraWeb/
SONDAZHI NË SHKODRAWEB, JEPNI OPINIONIN TUAJ: