Ndahet nga jeta në moshën 65 vjeçare aktori Ilir Dashi, një periudhë ishte zyrtar i lartë i LSI- së, jetonte në Afrikë

Ndahet nga jeta në moshën 65 vjeçare Ilir Dashi, ish- aktor i kinematografisë shqiptare dhe ish- politikan. Karrierën e tij fillimisht e filloi si aktor filmash, e vazhdoi si biznesmen me përfaqësinë e kompanisë Orbit, dhe hoqi dorë prej saj pasi mori një ftesë nga LSI për të qenë përfaqësues i kësaj force politike, së cilës, i shërbeu në disa detyra të rëndësishme shtetërore, që nga kryetar i LSI në Tiranë, drejtor në Bashkinë Tiranë, ish-drejtor i QSUT, më vonë drejtor i Hekurudhave etj.

Pas largimit nga politika, zgjodhi që bashkë me bashkëshorten e tij, të largoheshin nga Shqipëria, drejt Afrikës, ku gruaja, kishte fituar në një projekt ndërkombëtar.

E pikërisht në kontinentin e largët, mori vesh për sëmundjen e pashërueshme që po ia merrte ditët një nga një. Ndaj vazhdoi andej dhe për pak kohë, për të vendosur pak javë më parë të kthehej në mënyrë përfundimtare në Shqipëri, që ditët e fundit të jetës, t’i kalojë pranë të dashurve dhe të vdiste në vendin e tij.

Kështu, ditën e sotme, me dhimbje, miq e shok ndajnë lajmin tragjik të largimit të tij të parakohshëm nga jeta. Ceremonia e varrimit për ti dhënë lamtumirën e fundit do të mbahet nesër, të hënën, në 20 shtator në orën 11.00.

ShkodraWebCheck

 

ShkodraWeb Channel

Open

Close