
Partia Demokratike dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore, ka hapur zyrtarisht fushatën edhe në Bashkinë e Pukës. I pranishëm në takimin e organizuar në qendër të qytetit, ishte edhe kryetari i PDSH- së, Sali Berisha, shkruan ShkodraWeb.
Ndërkohë, lidhur me këtë takim madhështor në Pukë, ka reaguar edhe drejtuesi politik i PD-së për qarkun e Shkodrës, Luçiano Boçi, i cili shkruan në rrjetet e tij sociale:
“Sot kemi lidhur aleancën e shenjtë: mes Pukës dhe Partisë Demokratike. Puka e besës do ta mbajë fjalën me njerëzit e saj të zakonshëm. I thamë “PO!” familjeve tona, “PO!” mundit dhe djersës të njerëzve të zakonshëm dhe “JO!” së keqes që kërkon të imponohet. Më 11 Maj, bashkë për Pukën!”, shkruan nënkryetari i PDSH- së, Luçiano Boçi, i cili ka publikuar edhe foto nga ky takim. /ShkodraWeb/