Sot kujtohet 71-vjetori i lindjes së aktorit të madh Roland Trebicka që u nda para kohe nga jeta, në moshën 66 vjeçare në vitin 2013. Trebicka ishte një prej figurave më të ndritura të një brezi të artë aktorësh. Karakteret e spikatura dhe natyrshmëria e levizjeve, e kthyen atë në një prej aktorëve më të dashur të publikut.
Aktori i madh shqiptar vuante nga një sëmundje e rëndë dhe shenjat e sëmundjes iu shfaqën së tepërmi gjatë kohës që po punonte me dramën “Një tablo absurde” në vitin 2011.
Disa javë pas shfaqjes së sëmundjes, Trebicka u shtrua në një klinikë të specializuar në Paris të Francës, ku mori shumë kura kundër kancerit në mushkëri dhe pavarësisht ndërhyrjes kriurgjikale, nuk ia doli. Dy muaj pas shtrimit në spital qeveria shqiptare miratoi një fond për financimin e kurimit të aktorit, i cili mbante titullin “Mjeshtër i madh”. Mirëpo, aktori nuk ia doli në betejën e stërmundimshme.
Sot, kolegët, miqtë dhe artdashësit e kujtojnë Trebickën si njeriun e emocioneve të papërsëritshme që i dha aq shumë publikut.