Ish- kryeministri Berisha ka sot ditëlindjen. Ai feston 77 vjetorin e lindjes në mes të një fushate të nisur brenda PD- së, duke u rikthyer në aktivitet me “Foltoren” e tij më shumë se 8 vite nga dorëheqja pas humbjes së zgjedhjeve të 2013- ës.
Sot, ai ka zgjedhur t’ ia kujtojë miqve dhe ndjekësve në rrjete sociale këtë përvjetor të tij. Sigurisht, këtë ditë ai e lidh edhe me aktivitetin politik që ka rinisur, duke u shprehur se është më i motivuar se kurrë. Ai i shpreh mirënjohjen Zotit, familjes, miqve dhe mbështetësve në një publikim disa rreshta në Facebook, ilustruar me një foto me dy gishta lart.
Ish- kryeministri Berisha shkruan: “Sot 77 vjec! Miq, sot jam 77 here i lumtur sepse kjo ditelindje me gjen:
– Me te motivuar se kurre ne mbrojtjen e te vertetave qe une besoj dhe,
– Ne nje mision te ri, jetik dhe vendimtar per fatin e Partise Demokratike dhe demokracise ne Shqiperi!
Mirenjohje te pakufishme te Gjithfuqishmit, familjes time, miqve dhe mbeshtetesve te mi ne Shqiperi dhe kudo qe jane, te cilet me besimin dhe mbeshtetjen e tyre bejne te mundur te permbushim se bashku kete mision! Lavdi Zotit! sb”.
Në vitet e kaluara, zakonisht Berisha ka publikuar një foto familjare, përgjithësisht me bashkëshorten Liria, në përvjetorët e ditëlindjes. Për shkak të “Foltores”, duket sivjet ka përzgjedhur një publikimin pak më të politizuar. Ditën e sotme, të 77- vjetorit të lindjes, Berisha do të jetë në Korçë me “Foltoren” e tij, ku sipas gjasave nuk do të mungojnë surprizat. /ShkodraWeb/