Skip to content
28 November, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
ShkodraWeb- E Verteta te ben te lire!

ShkodraWeb- E Verteta te ben te lire!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet

Sot festa e Sulltan Nevruzit, historia dhe rëndësia që ka për bektashinjtë

ShkodraWeb 6 years ago

Sot është festa kombëtare e Sulltan Nevruzit, një festë fetare që ka një rëndësi të veçantë për komunitetin bektashian.

Para islamit, këtë festë e kanë festuar persianët. Ata kanë pasur dy stinë, verën dhe dimrin. Në 22 mars ata festonin ardhjen e verës, e cila zgjaste deri në 22 shtator. Më vonë, në botën islame në 22 mars lindi imam Aliu, i cili është i vetmi fëmijë i lindur brenda në Qabe. Që prej asaj kohe Sulltan Nevruzi u festua nga tarikatet si ditëlindja e imam Aliut. Komuniteti bektashian ka rreth 800 vjet që e feston këtë festë në të njëjtën datë. Kjo festë simbolizon rigjallërimin e natyrës. Kafshët zgjohen nga gjumi dimëror, pemët çelin sythat dhe bimësia gjallërohet. Çdo gjë nis të marrë jetë dhe gjallëri. Emri “Nevruz” ka ardhur nga persishtja dhe domethënia e tij është “ditë e re”. Emri “Sulltan” është titulli më i lartë që mund të merret. Në Shqipëri kjo festë ka nisur të festohet rreth shekullit XIV, kur u përhap bektashizmi në Shqipëri.


Kjo festë zgjat tri ditë. Në 22 mars ka lindur imam Aliu dhe pas tri ditëve i është vënë emri. Besimtarët shkëmbejnë vizita tek njëri-tjetri dhe më pas luten dhe falen. Ndihmojnë njerëzit që kanë nevojë. Në mëngjes, për besimtarët dhe të gjithë të pranishmit, shpërndahet qumësht dhe sherbet, që simbolizon pastrimin e trupit dhe shpirtit. Këto dy pije konsiderohen pije parajse. Gjithmonë në orën 10:00 bëhet ceremonia. Dalin klerikët përjashta, bashkë me besimtarët këndojnë në kor këngën e Sulltan Nevruzit. Më pas, jepen bekimet nga udhëheqësi shpirtëror për jetimët, të vobektit, për të gjithë ata që gjenden në vështirësi. Jepen bekime për ushtrinë shqiptare, Presidentin, mësuesit, intelektualët etj. Ceremonia e festës vazhdon me hyrjen në tyrbe, ku bëhen lutje.

Festa e Sulltan Nevruzit është shumë e rëndësishme për besimtarët bektashinj. Besimtarët gostiten me ëmbëlsira të shumëllojshme, për të treguar dashurinë që kanë për njëri-tjetrin dhe bujarinë e tyre. Ata duhet të ndihmojnë të varfrit dhe personat që janë në vështirësi duke ju falur ushqime ose të ardhura. Nëse nuk kanë mundësi ta bëjnë këtë, duhet të luten për njerëzit që vuajnë. Në këtë ditë feste bektashinjtë mbjellin lule në shtëpitë e tyre ose bimë të tjera. Vendosin nëpër portat e shtëpive degë thane ose ulliri. Një rit interesant është dhe varja e veroreve të Ditës së Verës në degët e trëndafilit ose të shegës. Në mëngjes duhet pirë qumësht dhe duhet bërë sherbet, sepse këto dy pije quhen pije parajse.

Në këtë ditë bektashinjtë gatuajnë disa ushqime karakteristike, të cilat janë trashëguar brez pas brezi. Për Sulltan Nevruz bektashinjtë gatuajnë byrek me 12 lloje të ndryshme barishtesh. Bimët e tokës kanë një rëndësi të veçantë, sepse simbolizojnë jetën e re, që çel në pranverë dhe begatinë. Në byrek futet edhe një monedhe metalike. Pasi është pjekur byreku ndahet nga amvisa e shtëpisë në pjesë dhe i jepet secilit prej anëtarëve të familjes. Ai që gjen monedhën në pjesën e tij konsiderohet njeri me fat dhe se do të ketë një vit të mbarë dhe të begatë. Në këtë ditë gatuhet edhe përshesh me pulë ose me mish qengji.

Për Sulltan Nevruz besimtarët duhet të therin kurban. Në tryezat e tyre nuk mungon mishi i pjekur. Ëmbëlsira tradicionale e kësaj feste është sultiashi. Kjo ëmbëlsirë përbëhet nga qumështi, që është simbol i qumështit të nënës; orizi, që simbolizon drithërat dhe bollëkun, dhe sherbeti që merret i kënduar në teqe. Si ëmbëlsirë mund të gatuhet edhe kabuni (me oriz, lëng mishi, sheqer, rrush të thatë dhe arra). Në zonat fushore bëhet edhe kulaç me petë që fëmijët i rrokullisin në arat me grurë për të sjellë bollëk në familje.

Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!

MBËSHTET SHKODRAWEB

Continue Reading

Lajmi i mëparshëm: Shkodra në prag katastrofe, përmbyten shkollat, bien shtyllat e energjisë, banorët pa ujë të pijshëm
Lajmi pasues: Policia e Shkodrës ndalon 4 persona për kontrabandë dhe mosdeklarim në kufi të parave (emrat)

TË FUNDIT

Arrestohet në Muriqan 30- vjeçari nga Mali i Zi, në makinë iu gjetën sasi lënde narkotike e dy llojeve…
  • Aktualitet

Arrestohet në Muriqan 30- vjeçari nga Mali i Zi, në makinë iu gjetën sasi lënde narkotike e dy llojeve…

4 hours ago
VIDEO – Shkodra kremton 111- vjetorin e Pavarësisë, ceremoni solemne për ngritjen e flamurit dhe nderim për…
  • Aktualitet

VIDEO – Shkodra kremton 111- vjetorin e Pavarësisë, ceremoni solemne për ngritjen e flamurit dhe nderim për…

4 hours ago
MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 28 nëntor 2023…
  • Aktualitet

MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 28 nëntor 2023…

10 hours ago

TË FUNDIT

  • Arrestohet në Muriqan 30- vjeçari nga Mali i Zi, në makinë iu gjetën sasi lënde narkotike e dy llojeve… 28 November, 2023
  • VIDEO – Shkodra kremton 111- vjetorin e Pavarësisë, ceremoni solemne për ngritjen e flamurit dhe nderim për… 28 November, 2023
  • Teatri “Migjeni” triumfon në Festivalin Teatror “Moisiu”, “rrëmben” tre çmime me shfaqjen “Vizita”… 28 November, 2023
  • MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 28 nëntor 2023… 28 November, 2023
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 28 nëntor 2023… 28 November, 2023
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 28 nëntor 2023… 28 November, 2023
  • EMRAT – Përplaset nga dy makina njera pas tjetrës, humb jetën menjëherë këmbësori… 27 November, 2023
  • NGA LUTFI DERVISHI – Baba Vangat e banaqeve televizive… 27 November, 2023
  • VIDEO – Bashkia Shkodër mënyrë origjinale për kremtimin e Pavarësisë, projekton në fasadën e saj ngjarje dhe personazhe 27 November, 2023
  • VIDEO – Moti i keq në Liqenin e Shkodrës dëmton sërish molon turistike në qendër të Shirokës… 27 November, 2023
  • FOTOLAJM – Julian Deda tregon porosinë e fundit të të atit, Zefit dhe ia plotëson menjëherë atë… 27 November, 2023
  • VIDEO – “E mora vesh pas vdekjes…”, marrëdhënia me mikun e rinisë, flet Sandër Ruçi: Zef Deda ka kërkuar të më takojë… 27 November, 2023

TË FUNDIT

Arrestohet në Muriqan 30- vjeçari nga Mali i Zi, në makinë iu gjetën sasi lënde narkotike e dy llojeve…
  • Aktualitet

Arrestohet në Muriqan 30- vjeçari nga Mali i Zi, në makinë iu gjetën sasi lënde narkotike e dy llojeve…

4 hours ago
VIDEO – Shkodra kremton 111- vjetorin e Pavarësisë, ceremoni solemne për ngritjen e flamurit dhe nderim për…
  • Aktualitet

VIDEO – Shkodra kremton 111- vjetorin e Pavarësisë, ceremoni solemne për ngritjen e flamurit dhe nderim për…

4 hours ago
Teatri “Migjeni” triumfon në Festivalin Teatror “Moisiu”, “rrëmben” tre çmime me shfaqjen “Vizita”…
  • Art-Kult

Teatri “Migjeni” triumfon në Festivalin Teatror “Moisiu”, “rrëmben” tre çmime me shfaqjen “Vizita”…

9 hours ago
MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 28 nëntor 2023…
  • Aktualitet

MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 28 nëntor 2023…

10 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.