Me 21 nëntor 2016, Ergi Dini, një kantautor i ri dhe mjaft premtues, do të shuhej në një aksident fatal me motor në Tiranë. Familja e tij, të afërmit, ata që e njihnin edhe thjeshtë përmes artit të tij, e përjetuan me shumë dhimbje këtë ngjarje të rëndë.
Nga ajo kohë, të afërmit e tij, veçanërisht motrat dhe babai Dashamir Dini, gazetar dhe aktualisht drejtor i Radio Shkodra, e kujtojnë shumë shpesh përmes rrjeteve sociale. Pikërisht sot, Ergi do të festonte 26 vjetorin, nëse do të ishte në mesin tonë.
Në një ditë si kjo, nga shpirti i të atit, Dashamirin, rrjedhin vargje të mbushura me dhimbje. “Ergit në 26- vjetorin e ditëlindjes, sot”, ia ka dedikuar babai i tij, duke e bashkëndarë me të gjithë miqtë e tij në rrjete sociale:
ERGIT NE 26-VJETORIN E DITELINDJES,SOT.
Ah, ky mengjes i vrant
pa vazon plot trendefila te kuq te agimit!
A,ky mengjes
Plot gjethe te trishtuara
qe bien si lot
nga deget e pemeve
te shtrira
si krahet e perqafimit…
Ah,ky mengjes
Mbytur ne ikje te piikelluara zogjsh…
Perseri
erdhi kjo dite
e vizatuar me gri
per te 26 here,
por Ti
nuk je ketu…
Ne nje cep
kitarra jote
ne duart e heshtjes
i kendon mallit…
Bir,çdo gje e kesaj bote te pret.
Sot
do desha te beja dhuraten e fundit
te ditelindjes.
Sot,
do desha te dhuroja jeten time,
qe ta veshesh
me gezimin tend.
Janë vargje që të rrënqethin, janë vargje të një babai që do të ishte gati të bënte çdo sakrificë për djalin e tij, vetëm që ai të rikthehej në jetë. Festofsh me ëngjëjt sot dhe çdo ditë Ergi! Këtu poshtë, nuk të harrojnë asnjëherë. Jo vetëm familja e të afërmit, por edhe ata që të njohën përmes talentit e artit tënd! /ShkodraWeb Media/