Skip to content
6 March, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Sot ditë lutje dhe agjërimi për paqen në Tokën e Shenjtë, Kisha Katolike thirrje besimtarëve ti bashkohen nismës

ShkodraWeb 17 October, 2023
kish lutje toka e shenjte 2023

Në ditën e lutjes dhe të agjërimit për paqen, që Kisha universale ia kushton më 17 tetor gjendjes aktuale në Tokën Shenjte, ku vijon konflikti izraelito-palestinez, me pasoja të rënda në Rripin e Gazës, edhe katolikët shqiptarë ftohen nga ipeshkvijtë e tyre të bashkojnë duart në lutje me besimtarët e gjithë botës për t’i kërkuar Zotit të ulen armët e të kthehet qetësia në vendet ku jetoi, vdiq e u ringjall Krishti.

Ndërsa në Shkodër kremtohet pajtorja qiellore e qytetit dhe e gjithë Shqipërisë, Zoja e Shkodrës, e gjithë Kisha Katolike në Shqipëri përgatitet të bashkohet me besimtarët e mbarë botës për ditën e lutjes dhe të agjërimit, gjatë së cilës do t’i kërkohet Zotit të dikojë paqen në Tokën Shenjte.

Kurrë më tepër se tani nuk ndihet nevoja e ditës së nesërme, 17 tetor, për t’i bashkuar duart e për t’u gjunjëzuar në lutje para Hyjit të Gjithpushtetshëm që t’ia kthejë rrjedhën ngjarjeve të fundit, të cilat s’premtojnë aspak për mirë.

Kërcënimet iraniane

Irani e ka paralajmëruar Izraelin se do të ketë një shkallëzim të mundshëm, nëse nuk u jep fund bombardimeve kundër palestinezëve. Ministri i Jashtëm i Teheranit theksoi se “palët e tjera në rajon” janë gati të veprojnë. “Nëse agresioni sionist nuk ndalet, të gjitha partitë dhe fraksionet në rajon do të venë gishtin në këmbëzën e pushkës”, deklaroi Hossein Amirabdollahian. Ndërkohë, ushtria izraelite vazhdon përgatitjet për pushtimin tokësor të zonës veriore në Rripin e Gazës, në kërkim të militantëve islamikë, që vranë njerëz e shkatërruan ç’gjetën në zonë, të shtunën e kaluar.

Hamasi falënderon Rusinë

Nga ana e tij, grupi terrorist palestinez Hamas falënderoi publikisht presidentin rus Vladimir Putin për mbështetjen e çështjes palestineze: “Ne të lëvizjes opozitare islamike vlerësojmë dënimin e agresionit sionist kundër popullit tonë dhe mosmiratimin e rrethimit të Gazës me ndërprerjen e ndihmave humanitare, që vë në rrezik banorët e saj”.

Deklarata e ipeshkvijve të Shqipërisë

Në këtë gjendje të nderë, me nismën e Patriarkatit latin të Tokës Shenjte, gjithë besimtarët katolikë do të bashkohen nesër në lutje për paqen. Për impenjimin e Kishës Katolike të Shqipërisë në këtë drejtim, flet zëdhënësi i ipeshkvijve shqiptarë, dom Mark Pashkja…

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 17 tetor 2023…
Artikull pasardhës: Ndërtonin mure rrethuese për banesat e tyre, policia e Shkodrës procedon dy shtetas, një tjetër me makinë të vjedhur në Muriqan…

TË FUNDIT

shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 6 mars 2026…

ShkodraWeb 6 March, 2026 0
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 6 mars 2026…

ShkodraWeb 6 March, 2026 0
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 6 mars 2026…

ShkodraWeb 6 March, 2026 0

TË FUNDIT

  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 6 mars 2026… 6 March, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 6 mars 2026… 6 March, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 6 mars 2026… 6 March, 2026
  • EMRAT – Plagosi me armë zjarri një shtetas në Shkodër, arrestohet 39- vjeçari, pronar i një servisi… 5 March, 2026
  • VIDEO – Protesta e Baks- Rrjoll zhvendoset në Tiranë, Prekë Molla: Ulaj nuk e gëzon tokën time pa vdekur unë 5 March, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Plagosje me armë zjarri në Shkodër, dërgohet në spital me urgjencë 45- vjeçari… 5 March, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Makina përplaset me motorin në Shkodër- Muriqan, përfundon në spital i plagosur 66- vjeçari… 5 March, 2026
  • “Tash e tutje, le të flasë populli!”, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani kerkesë Kuvendit për zgjedhje direkt të presidentit 5 March, 2026
  • Pengimi i ekzekutimit të vendimeve gjyqësore, SPAK jep pretencën për ish- kryebashkiakun Spahia… 5 March, 2026
  • Gjykata e Shkodrës liron protestuesit e Baks- Rrjoll por u ndalon të protestojnë kundër resortit në Velipojë 5 March, 2026
  • Kuvendi miraton ndryshimet në qeverinë Rama pa praninë e tij, shkarkimet dhe emërimet marrin mbi 80 vota 5 March, 2026
  • Ish- kryetarja e Kuvendit voton kundër shkarkimit të ministres socialiste, Topalli tregon çfarë ka ndodhur… 5 March, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 6 mars 2026…

ShkodraWeb 6 March, 2026 0
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 6 mars 2026…

ShkodraWeb 6 March, 2026 0
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 6 mars 2026…

ShkodraWeb 6 March, 2026 0
pistoleta 2026 gucia

EMRAT – Plagosi me armë zjarri një shtetas në Shkodër, arrestohet 39- vjeçari, pronar i një servisi…

ShkodraWeb 5 March, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.