Skip to content
14 January, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Sot bëhet një vit që për mua ndryshoi gjithçka”, Parashqevi Simaku rrëfen zhgënimin nga djali për premtimet

ShkodraWeb 17 December, 2025
parashqevi-simaku

Sot bëhet një vit që për mua ndryshoi gjithçka. Një vit që e kam ndjerë si një jetë të tërë. Kur mendova se gjithçka kishte marrë fund… kur ecja vetëm nën qiellin e hapur, pa shpresë, pa forcë, pa një fjalë që të më mbante gjallë… u shfaq një grua që ma ktheu dritën: Elvira.

Ajo më pa jo siç më shihnin të tjerët, por siç doja të më shihte Zoti. Me butësinë e saj më preku në shpirt dhe këmbënguli të më merrte me vete. Më dhuroi një buzëkuq dhe më tha diçka që s’do ta harroj kurrë:

“Ti meriton të jesh e bukur. Ti je diva e muzikës shqipe.”

Ato fjalë ma hapën një plagë… sepse kur e ke humbur gjithçka, edhe një fjalë e mirë të dhemb. Por në të njëjtën kohë, ato fjalë ndezën një dritë brenda meje. Një dritë që s’po fiket.

Pas dy ditësh, kur mendova prapë se isha vetëm… u shfaq engjëlli im i dytë: Eltoni. Ai më premtoi se do ta gjente djalin tim, Luken. I thashë me gjithë shpirt:

“Vetëm një herë t’ia ndiej erën djalit tim… dhe të vdes nuk më bëhet vonë. Vetëm kaq dua.”

Ai më pa drejt e në sy dhe më tha:

“Ti nuk duhet të flesh në rrugë. Ti meriton të jetosh si mbretëreshë.”

Dhe unë e besova. Besova sepse kisha nevojë të besoja. Besova se ndoshta koha ime, më në fund, kishte ardhur. Në atë periudhë të errët, kur ende s’kisha siguri për nesër, u gjend edhe një tjetër shqiptar me zemër të madhe: Kadri Morina. Ai ma pagoi banesën për një vit dhe më dha një vend ku të mbështesja kokën, një derë ku të hyja pa frikë… deri më 31 janar 2026.

Kjo nuk ishte vetëm ndihmë materiale. Ishte dinjitet. Ishte shpresë. Dhe për këtë do t’i jem mirënjohëse gjithë jetën. Por jeta… jeta paska plane të tjera.

Më 3 janar 2025 erdhi dita ime. Atë ditë e takova djalin tim, dritën e syve të mi. Ai më premtoi se do të ishim bashkë, se do të kujdesej për mua dhe se do ta menaxhonte karrierën time në të ardhmen.

Ishin premtime të bukura… por fatkeqësisht mbetën vetëm fjalë. Sepse… nuk e pashë më kurrë. Kanë kaluar 11 muaj.

Asnjë mesazh.
Asnjë telefonatë.
Asnjë shenjë.
Ka dhimbje që nuk bërtasin… vetëm të hanë përbrenda, çdo ditë.
Por sot jam këtu.
E plagosur… po.
E tronditur… po.
Por jo e mposhtur.

Sepse njerëzit mund të largohen… por forca ime nuk largohet.

Shqiptarët u bashkuan dhe më dhuruan 145.000 dollarë. Është një mirënjohje që s’e përshkruaj dot me fjalë. Do ta mbaj në zemër deri në fund të jetës sime.

Faleminderit nga shpirti. Dhe në fund dua të them vetëm këtë: Shqiptarët që u bashkuat për mua… ju jeni forca ime. Ju jeni arsyeja pse sot jam ende këtu, me kokën lart. Ju dua. Dhe nuk do t’ju harroj kurrë. /Nga Parashqevi SIMAKU, publikuar në Facebook/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: SPAK refuzon kerkesën e Këshillit Bashkiak, Erion Veliaj nuk lejohet të jetë i pranishëm në mbledhjen për buxhetin
Artikull pasardhës: PËRVJETOR – Sot Sokol Olldashi, do të mbushte 53 vjet jetë, u largua në mënyrë të beftë dhe misterioze

TË FUNDIT

shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 14 janar 2026…

ShkodraWeb 14 January, 2026 0
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 14 janar 2026…

ShkodraWeb 14 January, 2026 0
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 14 janar 2026…

ShkodraWeb 14 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 14 janar 2026… 14 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 14 janar 2026… 14 January, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 14 janar 2026… 14 January, 2026
  • PERVJETOR – Rikard Ljarja: Fenomeni Ndrek Luca ishte madhështia e thjeshtësisë… 13 January, 2026
  • Ndërpriten shkarkimet në HEC Fierzë, pritet të ulen edhe në Koman dhe Vau Dejës në vijim… 13 January, 2026
  • Hidhet shorti i Kupës së Shqipërisë, Vllaznia njeh rivalin e çerekfinales së kompeticionit… 13 January, 2026
  • EMRI – Ishte dërguar për analiza mjekësore, i burgosuri arratiset nga spitali, po punohet për kapjen e tij 13 January, 2026
  • E TRISHTË – Ndahet nga jeta në moshë të re financierja e njohur, drejtuese e Mikrofinanca Shqiptare… 13 January, 2026
  • Bie niveli i ujit në Obot me 10 cm, në total sipërfaqja nën ujë në Bashkinë Shkodër është 800 ha… 13 January, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 13 janar 2026… 13 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 13 janar 2026… 13 January, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 13 janar 2026… 13 January, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 14 janar 2026…

ShkodraWeb 14 January, 2026 0
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 14 janar 2026…

ShkodraWeb 14 January, 2026 0
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 14 janar 2026…

ShkodraWeb 14 January, 2026 0
ndrek luca rikard ljarja

PERVJETOR – Rikard Ljarja: Fenomeni Ndrek Luca ishte madhështia e thjeshtësisë…

ShkodraWeb 13 January, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.