Skip to content
15 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Sonte në emision bëj publike datën”, Presidenti Meta ndryshon “stil”, nuk flet më me dekrete por me megafon

ShkodraWeb 19 January, 2022
blend fevziu ilir meta 0

Më shumë se një herë, Presidenti i Republikës Ilir Meta ka deklaruar se ai “flet me dekrete”. Kur kanë mbetur diçka më pak se 7 muaj nga mbyllja e mandatit, Meta duket se ka ndryshuar qasje. Të paktën lidhur me datën e zgjedhjeve të pjesshme vendor.

Gjatë ditës së sotme, ka reklamuar në rrjete sociale pjesëmarrjen në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut. Deri diku është normale, edhe pse do të duhej që ky emision dhe televizioni ku transmetohet, do të duhej ta reklamonte.

“Sonte, në 22:00, në “Opinion”-in e gazetarit Blendi Fevziu do bëj publike datën e zgjedhjeve të pjesshme lokale, por edhe devizën e 50 viteve të ardhshme në politikë. Malet tona më të larta.”. shkruan presidenti në publikimin e radhës për këtë intervistë.

Po pse tashmë Meta nuk preferon të flasë me dekrete për shqiptarët por me megafon, në kuptimin që mediat, televizionet amplifikojnë “zërin” e kreut të shtetit? A është një intervistë lamtumire si president, në pritje edhe të seancës së 1 shkurtit për shqyrtimin e vendimit të Kuvendit për shkarkim nga Gjykata Kushtetuese?

Serioziteti i momentit por edhe respekti ndaj shqiptarëve, do të kërkonte (siç ka ndodhur deri tani) që Presidenti Meta ta komunikonte dekretin për datën e zgjedhjeve të pjesshme vendore nga Presidenca. Në rastin më të keq, të shpërndante një njoftim për mediat si në rastet e dekreteve të tjera.

Edhe nëse ka lënë firmosjen apo publikimin e dekretit nga studio e “Opinion”, është mungesë e theksuar serioziteti dhe sensit të shtetarit që Meta më shumë se askush, duhet ta demonstrojë. Të ketë nevojë për audiencë të shtuar në këtë moment apo është një “qokë” për shikueshmëri më të lartë për Blendi Fevziun, kjo mund të mësohet vetëm më vonë. Sepse nuk ka shpjegim tjetër logjik për këtë veprim të Metës. /ShkodraWeb/

Post navigation

Previous: VIDEO – Ish- futbollisti i Vllaznisë Imami dhe Simoni heronj, Dinamo thyen Kukësin në minutën e fundit…
Next: S’ka më maska, leje të gjelbër dhe punë nga shtëpia, javën e ardhshme nis zbatimi i tyre, qeveria britanike heq kufizimet për koronavirusin

TË FUNDIT

alis kallaci gjysfinale eurosong 2026

Shkodrani Alis Kallaçi me “Nân” kualifikon Shqipërinë në finalen e Eurovision Song Contest 2026…

ShkodraWeb 14 May, 2026
hafiz sabri koci

PËRVJETOR – “Kemi pas frikë t’themi se ka Zot”, 105 vjetori i lindjes së Hafiz Sabri Koçi….

ShkodraWeb 14 May, 2026
adea piderni 2026

Aksidentoi për vdekje babanë e ministres që lëvizte me biçikletë, vihet në pranga nga policia 31- vjeçari

ShkodraWeb 14 May, 2026

TË FUNDIT

  • Shkodrani Alis Kallaçi me “Nân” kualifikon Shqipërinë në finalen e Eurovision Song Contest 2026… 14 May, 2026
  • PËRVJETOR – “Kemi pas frikë t’themi se ka Zot”, 105 vjetori i lindjes së Hafiz Sabri Koçi…. 14 May, 2026
  • Aksidentoi për vdekje babanë e ministres që lëvizte me biçikletë, vihet në pranga nga policia 31- vjeçari 14 May, 2026
  • DOKUMENTET – Bordi i Administrimit i UNISHK mblidhet edhe për diskutimin e mandatit të Administratorit 14 May, 2026
  • DEKRIPTIM – Propaganda politike ose e njëjta gotë që shihet gjysmëbosh apo gjysmë plot… 14 May, 2026
  • PARADOKSI I SPAK – Akuza ndaj kryebashkiakut Kristjan Shkreli për një shtrirje kablli për energjinë elektrike 14 May, 2026
  • Vakancat në KLP dhe KLGJ, dy pedagogë shkodranë të Universitetit “Luigj Gurakuqi” paraqesin kandidaturat 14 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 14 maj 2026… 14 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 14 maj 2026… 14 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 14 maj 2026… 14 May, 2026
  • Projekti i hyrjes së Shkodrës, qeveria merr vendim për shpronësime me vlerë 574 milion lekë… 13 May, 2026
  • Qeveria merr vendimin, 533 milion lekë pronarëve të kafshëve të eliminuara për shkak të murtajës së ruminantëve… 13 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

alis kallaci gjysfinale eurosong 2026

Shkodrani Alis Kallaçi me “Nân” kualifikon Shqipërinë në finalen e Eurovision Song Contest 2026…

ShkodraWeb 14 May, 2026
hafiz sabri koci

PËRVJETOR – “Kemi pas frikë t’themi se ka Zot”, 105 vjetori i lindjes së Hafiz Sabri Koçi….

ShkodraWeb 14 May, 2026
adea piderni 2026

Aksidentoi për vdekje babanë e ministres që lëvizte me biçikletë, vihet në pranga nga policia 31- vjeçari

ShkodraWeb 14 May, 2026
godina rektorat unishk 2025

DOKUMENTET – Bordi i Administrimit i UNISHK mblidhet edhe për diskutimin e mandatit të Administratorit

ShkodraWeb 14 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.