Nëse do të votohej sot, në Shkodër PD dhe PS do të merrnin nga 4 mandate secila, 2 të tjerë “partitë e vjetra” dhe të fundit “partitë e reja”. Në sondazhin e Report Tv në bashkëpunim me Eduard Zaloshnjan u pasqyrua si do ndaheshin mandatet në qarkun e Shkodrës nëse do votohej sot.
Krahasim me 2021, ka një rënie të PD e cila në atë kohë mori 5 deputetë, ndërsa PS-ja 3.