
Partia Socialiste do ta humbasë sërish Shkodrën, kurdo të bëhen zgjedhjet. Është ky rezultati i një sondazhi, i realizuar nga “GPF Inspiring Research” për llogari të Report TV, një media pranë kryeministrit të vendit Edi Rama. Sipas shifrave të bëra publike mbrëmjen e sotme, Partia Demokratike mbetet bindshëm forcë e parë politike, teksa bashkë me aleatët e saj, marrin 58% të totalit të votave.
Konkretisht, nëse zgjedhjet lokale do të bëheshin sot, PS-ja do të merrte 38-42%, PD-ja 41-45%, LSI-ja 5-7% dhe PDIU-ja 2-4%. Në krahasim me një muaj më parë, PS-ja ka pësuar rënie, ndërsa PD-ja rritje. Aktualisht bashkia drejtohet nga Voltana Ademi e zgjedhur nga PD-ja.
Sipas këtij sondazhi, bashkimi i votave të PD-së me LSI-në por edhe me aleatët e tjerë, do të sjellë humbjen e PS-së edhe në bashki që mund të konsiderohen bastione të saj historike.