
ShkodraWeb ka zyrtarizuar këtë të hënë rezultatet e sondazhit të tretë për preferencat e votës në qarkun e Shkodrës, qoftë për partitë/koalicionet zgjedhore por edhe listat e hapura të partive kryesore politike.
Ajo që vihet re, përgjithësisht në këtë sondazh të tretë, është rënia e interesit për tu bërë pjesë e votimit për subjektet politike por edhe për kandidatët e listave të hapura.
Në këtë sondazh të tretë, siç mund ta shihni edhe në tabelat më poshtë, prodhojnë mandate në qarkun e Shkodrës vetëm 3 subjekte politike: PD, PS dhe PSD. Subjektet e tjera nuk futen fare në përllogaritje mandatesh.
Në listën e hapur të Partisë Socialiste, më i votuari rezulton Marjan Ndërshtiqaj, i pasuar nga Shkelqiom Sterkaj dhe Edona Bilali, gjithmonë nëse me 11 maj, do të kalohet pragu prej 4 mandatesh i listës së mbyllur.
Në listën e hapur të Partisë Demokratike, më i votuari rezulton Bardh Spahia, i pasuar nga Ted Kopliku dhe Gentjan Ndoj, edhe në këtë rast, nëse me 11 maj do të kalohet pragu i 4 mandateve të listës së mbyllur.
ShkodraWeb do të realizojë edhe një sondazh të katërt, të fundit, teksa do të publikojë edhe një listë përmbledhëse të 4 sondazheve në ditët e fundit të fushatës elektorale. Sondazhi i tretë, do të jetë online për çdo verifikim të mundshëm në grupin ShkodraWeb.com në Facebook.