
Është mbyllur këtë të martë sondazhi i dytë i organizuar nga ShkodraWeb për zgjedhjet e 11 majit në Qarkun e Shkodrës. Sondazhi është organizuar në grupin e mbyllur në Facebook ShkodraWeb.com për të mos lejuar votimin e pilotuar siç ndodh në një pjesë të sondazheve online, me synim vlerësimi sa më real të votës.
Për partitë politike, sipas sondazhit, Partia Demokratike vijon të jetë më e votuara në qarkun e Shkodrës, e cila ka marrë 184 vota, e ndjekur nga Partia Socialiste me 65 vota dhe Partia Socialdemokrate me 34 vota. Në total, kanë marrë pjesë në këtë votim 312 persona. Tabela më poshtë jep më të detajuara rezultatet.
Sa i takon listave të hapura të partive politike, sipas sondazhit, në listën e Partisë Demokratike ka një rivalitet të fortë për të siguruar më shumë vota në mes Gentjan Ndoj dhe Ted Koplikut, pasuar nga Bardh Spahia. Nëse do të sigurohen mandate jashtë listës së mbyllur me 4 emra, tek kjo forcë politike përzgjedhja duket se do të bëhet nga këta kandidatë.
Tel lista e hapur e Partisë Socialiste, sipas sondazhit, duket se Edona Bilali është më e preferuara e votuesve online, pasuar nga Marjan Ndërshtiqaj, teksa të tjerët duket se janë akoma larg si preferenca të zgjedhësve. Bie në sy se numri i votuesve për listën e PS- së është më i ulët se ai i PD- së.
Javën që vjen, me 22 prill 2025, ShkodraWeb do të realizojë edhe sondazhin e katërt, për të cilin do të mund të votohet për 7 ditë. Ndërsa, sondazhet aktuale, mund ti konsultoni online në grupin e mbyllur ShkodraWeb.com në Facebook deri pasditen e sotme, më pas do të fshihen.