Shqiptarët vazhdojnë të dhurojnë për Parashqevi Simakun. Thirrjes së biznesmenit dhe modelit Elton Ilirjani në GoFundMe i janë përgjigjur deri tani më shumë se 1800 dhurues nga të gjitha vendet e botës.
Deri në këto momente, shuma e dhuruar i kalon 135 mijë dollarët, ndërsa synohet që ajo të arrijë 1 mln USD teksa deri tani është mbledhur rreth 14% e totalit rë parashikuar.
Edhe pse kanë kaluar mjaft javë, ndjeshmëria për ecurinë e jetës së këngëtares së njohur shqiptare, vijon të mbetet e lartë. Donacionet në GoFundMe, janë njëri nga treguesit.