SOLIDARITET FEMRASH/ Deputetja e LSI mbron deputeten shkodrane: Ruci vegel e Rames

Deputetja e re e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Floida Kërpaçi, ka dalë në mbrojtje të deputetes së PD, Izmira Ulqinaku, së cilës iu ndërpre fjala nga kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, pasi foli për ngjarjen e 2 prillit të vitit 1991 në Shkodër, ku u vranë 4 të rinj.
Deputetja e LSI i bëri thirrje Ruçit të mos bëhet vegël e Ramës, por të shërbejë në funksionimin e Parlamentit
“Kjo e sotmja eshte hera ime e dyte qe mbaj fjale ne kete foltore te perfaqesimit te interest me te mire te qytetareve e te vendit tone, dhe e kam te pamundur si deputete e re e ketij parlamenti te mos shprehem per veprimin antikushtetues te bllokimit te fjales se lire ne kete Kuvend. Ky Kuvend i takon qytetareve!
Nga kjo e sotmja nuk eshte vetem nje atentat ndaj medias dhe fjales se lire te deputeteve, por kjo eshte nje tentative per te rivendosur ne Shqiperi nje sistem ku ka vetem nje burim te centralizuar informacioni.
Por per aq kohe sa ju i bllokoni me dhune fizike fjalen nje 18 vjecari te votoje per LSI, nuk mund te pres qe te lejoni perfaqesuesit e popullit te shprehin bindjet e tyre.
Dhe ketu dua ti dal ne krahe deputetes te partise Demokratike, qe ishte 1 vjec ne ’91 dhe 2 vjec ne ’92, por nuk eshte faji yne qe te gjithe brezat qe vijne, ju gjejne ju ketu.
Ndaj z. Kryetar i kuvendit, edhe pse jeni nga e njejta parti me kryeministrin regjizor te televizionit te tij privat, ju rikujtoj si deputete e parlamentit se ju jeni ketu per te perfaqesuar pushtetin legjislativ, jo per te qene nje vegel e kryeministrit per te shtrire pushtetin e tij edhe ne zyren tuaj, ne funksionimin dhe pavaresine e Parlamentit te Shqiperise”, – tha Kërpaçi.