Skip to content
20 April, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Socialistët polemika edhe për ngjyrën e shkollave, Ramir Hadëri i përgjigjet ish- ministrit Ditmir Bushati

ShkodraWeb 8 March, 2026
ditmir bushati ramir haderi 2026

Polemika mes socialistëve edhe për ngjyrën e ndërtesave shkollore në Shkodër. Ramir Hadëri, drejtor i AKU Shkodër dhe drejtues në strukturat e PS- së, i është përgjigjur në distancë ish- ministrit të jashtëm, Ditmir Bushati, i cili dy ditë më parë, në cilësinë e bashkëpunëtorit të Universitetit të Harvardit, zhvilloi një takim me të rinjtë në Shkodër.

Gjatë fjalës së tij, Bushati u shpreh i habitur edhe për ngjyrën e ndërtesave shkollore në Shkodër, duke shtuar se nuk kanë asnjë lidhje me identitetin e qytetit të Shkodrës. Kësaj deklarate, i është përgjigjur Ramir Hadëri:

Një përgjigje për z. Ditmir Bushati

Nga rrjetet sociale u njoha me disa deklarata të z. Ditmir Bushati gjatë një vizite në Shkodër. Rikthimi i tij në qytet më bëri kurioz, jo aq për atë që tha, por për mënyrën se si zgjodhi ta thoshte.

Në vend që të fliste për punën, për investimet apo për rrugën që po bën sot Shkodra, ai u ndal te boja e shkollave. Ndonjëherë duket sikur, kur mungon thelbi, vëmendja zhvendoset te sipërfaqja, si të gjykosh një shtëpi nga ngjyra e murit dhe jo nga themeli që e mban.

Do të ishte më e ndershme ta dëgjonim z. Bushati, si ish-drejtues politik të qarkut, duke reflektuar për kohën kur kishte përgjegjësi për drejtimin e institucioneve dhe për rezultatet që prodhoi ajo periudhë. Për fat të mirë, politika nuk matet me fjalë të hedhura në një sallë, por me gjurmën që lë në qytet dhe në jetën e njerëzve.

Ne socialistët e Shkodrës nuk jemi kalimtarë në këtë qytet. Jetojmë këtu dhe çdo ditë përpiqemi ta bëjmë më të mirë. Prandaj flasim me krenari për investimet, për ndryshimin dhe për të ardhmen që po ndërtohet hap pas hapi.

Në fund, politika ka një gjykatës të vetëm: qytetarin dhe votën e tij. Ajo është pasqyra më e drejtë e suksesit apo e dështimit të kujtdo që ka pasur përgjegjësi publike.

“Mendja e njerëzve nuk është si stomaku që pranon çdo gatim që i serviret; ajo di të dallojë shijen e punës nga shija e fjalëve.””

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: VIDEO – “8 Marsi”, kryeministri Rama: Kemi gjithnjë e më shumë gra që udhëheqin, që drejtojnë, ndërtojnë, krijojnë
Artikull pasardhës: “Do të ndjekim çdo pasardhës të Khameneit”, ushtria izraelite paralajmëron: Edhe këdo që e emëron atë

TË FUNDIT

cokookrem

“Rrezik për shëndetin!”, çokokrem me salmonelë në tregun shqiptar, importi nga Gjermania bllokohet nga AKU

ShkodraWeb 20 April, 2026 0
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 20 prill 2026…

ShkodraWeb 20 April, 2026 0
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 20 prill 2026…

ShkodraWeb 20 April, 2026 0

TË FUNDIT

  • “Rrezik për shëndetin!”, çokokrem me salmonelë në tregun shqiptar, importi nga Gjermania bllokohet nga AKU 20 April, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 20 prill 2026… 20 April, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 20 prill 2026… 20 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 20 prill 2026… 20 April, 2026
  • Dy të paraburgosur në Reç rrahin punonjësin e policisë së burgut, detajet nga ngjarja e rëndë… 19 April, 2026
  • VIDEO – Vazhdon të digjet landfilli i Bushatit, 20 efektivë dhe 3 mjete zjarrfikëse, nuk po i shuajnë dot… 19 April, 2026
  • Arrestohet 25- vjeçarja në makinë pa patentë, shpallet në kërkim 34- vjeçari që grabiti në Zdrale dyqanin 19 April, 2026
  • “Në pritje të përgjigjes nga institucionet”, KF Vllaznia i del në krah Martinit për bojkotin e Sakos… 19 April, 2026
  • DETAJET – Zbulohet bazë prostitucioni në Shkodër, arrestohet 5 persona, 3 shtetase kolumbiane… 19 April, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 19 prill 2026… 19 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 19 prill 2026… 19 April, 2026
  • Shpallet në kërkim një 23- vjeçar nga Shkodra, një shtetase 38- vjeçare e akuzon se e ka kanosur… 18 April, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

cokookrem

“Rrezik për shëndetin!”, çokokrem me salmonelë në tregun shqiptar, importi nga Gjermania bllokohet nga AKU

ShkodraWeb 20 April, 2026 0
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 20 prill 2026…

ShkodraWeb 20 April, 2026 0
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 20 prill 2026…

ShkodraWeb 20 April, 2026 0
horoskopi ditor

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 20 prill 2026…

ShkodraWeb 20 April, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.