Skip to content
17 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“S’ma mbyll gojën askush”, këshilltarja socialiste i përgjigjet kryedemokrates: Le t’i tregojë të gjitha…

ShkodraWeb 26 July, 2025
petani shkreli 2025

Një debat virtual politik ka shpërthyer mes dy zonjave në Shkodër, kryetares së PD- së Shkodër Eliona Shkreli dhe këshilltares bashkiake të PS- së, Vjollca Petani. Debati ka qenë në rrjetet sociale, teksa fillimisht ka qenë kryedemokratja e Shkodrës, ajo që ka përcjellë një mesazh.

“S’ma mbyll gojën askush….. As presioni, as njeriu i pushtetshëm sot! Pavarësisht tentativave të të “pushtetshmëve”, Unë jam njeri i lirë që besoj në Zot dhe dënoj moralisht çdo padrejtësi.

Kam një mision….me thanë gjithmonë të vërtetën teme siç e ndjej, siç e shoh, siç më vjen dhe siç është! Kam një mision….me kenë za’ i atyne që janë të pa za’shëm dhe për arsye të ndryshme rrinë në heshtje e nuk b’zajnë!

Nëse të gjithë heshtim e tulitemi nga frika apo presioni, atëherë e vërteta mbetet skutave dhe na çon drejt fallsitetit të jetës! Unë do flas dhe do denoncoj për sa të kem za’ sepse të vërtetën nuk du me e kapërdi por du me e thanë, me i dhanë kurajo çdokujt me folë dhe me reagu ndaj çdo padrejtësie! Unë kam një mision….me kenë vetvetja, e fortë, e drejtë dhe e vërtetë!”, shkruan Shkreli në publikimin e saj.

Nuk ka vonuar dhe ka ardhur reagimi nga Petani, edhe ajo përmes rrjeteve sociale, me një tekst të gjatë ku këshilltarja socialiste thotë së “Eliona, meqë kërkon të “flasë”, le t’i tregojë të gjitha”.

“Në një monolog të gjatë me veten, Eliona Shkrela u tha të gjithëve se do të flasë, pa ditur as vetë çfarë ka për të thënë dhe, më e rëndësishmja, kujt ia thotë në një qytet që i njeh mirë të vërtetat e saj.

Sot “kërcënoi” se do të fliste dhe se nuk do të kishte forcë në tokë që do ta ndalte. Në fakt, nuk e ka penguar askush ndonjëherë. Por cila është e vërteta që Shkrela apo Kodra nuk guxon ta thotë?

Ajo kërkon të viktimizohet për të mbrojtur të pambrojtshmen. Katër vite pa një ditë të vetme pune me kohë të plotë, katër vite pa u prekur asnjë qindarkë nga paga e bashkëshortit në Teatrin “Migjeni”.

Pse?

Çfarë merite të veçantë ka që të paguhet një person pa ardhur, pa u ngjitur asnjëherë në skenë, dhe të marrë rrogë me paratë e taksapaguesve të Shkodrës?

Cila është arsyeja që Teatri “Migjeni” duhet të tolerojë një rast të tillë?

Kjo është e vërteta e madhe që Eliona Shkrela nuk e thotë. Nuk e përmend fare këtë çështje. Përkundrazi, mundohet të valëvitë flamurin politik si triumf ndaj një gjoja padrejtësie që po i bëhet.

Por jo, e dashur Eliona. Nëse i hedh sytë vetë në raportet, edhe ato të “miqve” tuaj politikë kur ishin në drejtim, kjo situatë është evidentuar prej kohësh. Është thënë dhe është zvarritur në sirtarët e kulturës.

Në raportet e Teatrit “Migjeni” ekziston një vlerësim performance për çdo punonjës. Edhe në ato kohë, është aty edhe emri yt. Me gjithë respektin, por nuk mund të paguhesh pa punuar, ndërkohë që të gjithë të tjerët janë të detyruar të jenë në vendin e punës.

Ndaj, mjaft me viktimizime. Sot, kush dëshiron të punojë, ka mundësi. Por për nderet politike, koha ka përfunduar edhe në Shkodër.”, shkruan këshilltarja socialiste Vjollca Petani.

Me gjasë, ky debat virtual do të kthehet në debat reale, në sallën e mbledhje të Këshillit Bashkiak, i cili do të mblidhet brenda pak ditësh.

Post navigation

Previous: Kosova thyen të gjitha rekordet Guinness, dështon konstituimi i Kuvendit për të 53- ën herë radhazi…
Next: Trafik mjetesh motorike në Shkodër, procedohen penalisht dy të rinj nga Kosmaçi dhe Hoti…

TË FUNDIT

shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 17 korrik 2026…

ShkodraWeb 17 July, 2026
horoskopi ditor

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 17 korrik 2026…

ShkodraWeb 17 July, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 17 korrik 2026…

ShkodraWeb 17 July, 2026

TË FUNDIT

  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 17 korrik 2026… 17 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 17 korrik 2026… 17 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 17 korrik 2026… 17 July, 2026
  • Propozimi për “Dëshmor i Atdheut” për gjyqtarin Astrit Kalaja, avokati i vrasësit të tij kundërshton dhënien 16 July, 2026
  • Eliminimi i turpshëm nga Malisheva në Europë, KF Vllaznia kërkon ndjesë: Tani është koha të shohim përpara 16 July, 2026
  • EMRAT – Plagosja me thikë tek Poliklinika në Shkodër, arrestohen babë e bir të dyshuar si autor të ngjarjes… 16 July, 2026
  • NGA ELISA SPIROPALI – Të bëjmë çmos ta vendosim shtetin mbi partinë dhe Shqipërinë mbi gjithçka… 16 July, 2026
  • OPINION – “Mbyllet këtu rrugëtimi ynë europian i këtij sezoni”, a mjafton pas katastrofës së Vllaznisë në Europë?! 16 July, 2026
  • OPINION – Partia Demokratike përfundoi Ripërtëritjen, Shkodra nuk konsiderohet më bastion…?! 16 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 16 korrik 2026… 16 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 16 korrik 2026… 16 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 16 korrik 2026… 16 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 17 korrik 2026…

ShkodraWeb 17 July, 2026
horoskopi ditor

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 17 korrik 2026…

ShkodraWeb 17 July, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 17 korrik 2026…

ShkodraWeb 17 July, 2026
astrit kalaja kujtim ibraj 2026

Propozimi për “Dëshmor i Atdheut” për gjyqtarin Astrit Kalaja, avokati i vrasësit të tij kundërshton dhënien

ShkodraWeb 16 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.