“Skuadra është rritur…”, Vllaznia gati, Shtubina: Me përforcime bëhemi më të fortë…

Përditësimi i fundit I Last update

Vllaznia i ka dhënë fund fazës përgatitore në Ohër, dhe është kthyer të enjten vonë në Shkodër. Shkodranët kanë zhvilluar gjatë periudhës dyjavore edhe ndeshje miqësore dhe bëhet fjalë për takime me Pogradecin, e Bylisin, dy ekipet shqiptare të Kategorisë së Parë dhe Superiore, por edhe me Strugën e elitës së Maqedonisë së Veriut.

Ndërkohë, në një prononcim për “Rtshsport”, ka folur edhe Ndriçim Shtubina, një nga më të dalluarit në radhët e Vllaznisë, por edhe në Superiore, ku është aktivizuar me ekipet më të njohura.


Shtubina analizon fazën që është mbyllur tashmë në Ohër, por edhe pjesën e dytë të garës. “Faza ka shkuar mirë probleme s’kemi pasur, dëmtime jo. Jemi të kënaqur dhe shpresojmë që të jemi më mirë në pjesën e dytë të garës, sepse skuadra është rritur shumë psikologjikisht edhe nga ana fizike”.

Në lidhje me merkaton, Shtubina ka pohuar ndër të tjera se: “Janë tri blerje, që do të na ndihmojnë shumë. Janë lojtarë me eksperiencë dhe besoj se do të na bëjnë shumë punë”.

“Unë nuk e mendojë të rënë Flamurtarin, është një ndeshje me presion, na duhet që të fitojmë dhe për këtë duhet që të japim më të mirën në fushën e blertë ndaj vlonjatëve”, – tha Shtubina, një nga më të dalluarit e shkodranëve.

 ABCOM ║ VODAFONE