Një tjetër ka përfunduar në prangat e policisë pas një aksioni të koduar “Adriatiku” për llogari të drejtësisë belge. Policia e Shtetit njofton se është vënë në pranga shtetasi E.K, 27 vjeç, i cili është arrestuar nga policia e Kurbinit dhe Task Forca “Anti Skifter”.
Policia bën me dije se ky shtetas është prangosur për llogari të drejtësisë belge në kuadër të aksionit të përbashkët ndërkombëtar të koduar “Pikaso”, për goditjen e një grupi në fushën e vjedhjeve të banesave dhe të pronave në Belgjikë e në qytetet e tjera belge, ku si rezultat u arrestuan 8 shtetas shqiptarë, 3 prej tyre në Shqipëri dhe 5 në Belgjikë. Më poshtë, njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit.
“Në bazë te informacioneve të marra në rruge operative dhe pas një punë të mirë organizuar, u bë i mundur lokalizimi dhe kapja e shtetasit E.K., 27 vjeç, banues në Kurbin, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë, me vendim të datës 25.04.2019 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale në ngarkim të tij “Vjedhje më shumë së njëherë”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave kriminale nga grup i strukturuar kriminal””, thuhet në njoftim .