ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

“Skenderbeu” përfundimisht 10 vite larg Europës dhe 1 milion euro gjobë, çfarl pritet të ndodhë me klubin korçar…

Pritjes të gjatë i erdhi fundi. KAS ka bërë publike vendimin duke lënë në fuqi dënimin për përjashtimin me 10 vite të Skënderbeut nga kompeticionet Europiane. Skënderbeu është fajtor për fiksim rezultatesh, teksa është dënuar nga UEFA edhe me një gjobë prej 1 milionë euro. Tashmë pritet se çfarë do të ndodhë me këtë ekip, kampion i padiskutueshëm vitet e fundit nën drejtimin e presidentit Takaj.

Varianti i parë është që Takaj të bëjë një sforco ekonomike dhe të përqendrohet më shumë te zbulimi i talenteve të reja, me qëllim marketingu dhe ndërthurjen me elementët e tjerë me përvojë për të mbajtur në zonën europiane Skënderbeun që të shlyejë dënimin. Por, 10 vite janë shumë dhe në kushte të tilla do të ishte tejet e vështirë që cilido qoftë të mbajë një projekt të tillë.

Varianti më i mundshëm është ai i ndërrimit të emrit të Skënder beut, tani që edhe Akademia Skënderbeu ka filluar të funksionojë zyrtarisht. Kjo përkthehet me tri vite “vuajtje” deri në kthimin në Superiore e më pas gjithçka është gati për Europën. Një variant ky i njohur edhe nga klube të tjera në Europë. Ndërsa së fundmi mund të kemi edhe një largim të Takajt drejt një ekipi tjetër apo edhe përfundimisht nga futbolli, duke e lënë Skënderbeun në mes të rrugës.

Por gjithsesi, korçarët kanë edhe një shans të fundit për apelim. Ajo është Gjykata Federale në Zvicër. Pas njohjes me vendimin e KAS-it, drejtuesit korçarë do të kërkojnë pafajësinë në Gjykatën Federale. Lajmi është konfirmuar edhe nga presidenti i Skënderbeut, Ardian Takaj, i cili në një intervistë për “Panorama Sport”, disa javë më parë shprehej: “Nëse KAS e lë në fuqi këtë vendim, do të shkojmë në Gjykatën Federale të Zvicrës”.

Loading...
Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.