
Mos pajisja në kohë më vizë e nigerianit Xhejms është kthyer në një shqetësim për trajnerin Ilir Daja i cili sot kundër Young Boys duhet të improvizojë në fazën ofensive pasi kjo është një ndeshje ku Skënderbeu nuk dëshirojnë të dal i humbur. Mungesa e Xhejms bëhet edhe më e rëndësishme pasi as Soue e as Nespor nuk janë grumbulluar për këtë transfertë.
Edhe në kampionat por dhe në Europa Ligë, Skënderbeu ka pasur një shpërndarje të mirë të golave në të gjithë repartet, në letër të gjithë lojtarët e Skënderbeut, madje dhe portieri Shehi janë të aftë të shënojnë dhe këtë e kanë konfirmuar në këtë rrugëtim të gjatë në Evropë.
Përjashto këtu repartin sulmues pjesa tjetër e formacionit pritet të ketë pak ndryshime. Taku, Lilaj dhe Nimaga do të pozicionohet në mesfushë në rreshtimin 4-3-3 ndërsa Vangjeli, Jashanica, Aliti dhe Mici do të formojnë prapavijën. /balkanweb.com/