Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Përparim Spahiu ka reaguar pas komenteve të raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, socialdemokrati gjerman, Knut Fleckenstein, i cili në një intervistë për DW tha se opozita nuk mund të presi zgjidhjen e problemeve nga BE. Nëpërmjet një postimi në facebook, Spahiu shkruan se: Knuti, të rrijë pa merak, se nuk kemi nevojë më për të dhe shërbimet e tij të dështuara ndërmjetësuese. Gjatë gjithë mandatit të tij si monitorues i Parlmentit Europian për Shqipërinë, ndodhën krizat më të rënda politike, ekonomike e sociale.
Postimi i plotë i Spahiut
Për shokun Knut!
—–
Knuti, të rrijë pa merak, se nuk kemi nevojë më për të dhe shërbimet e tij të dështuara ndërmjetësuese.
Gjatë gjithë mandatit të tij si monitorues i Parlmentit Europian për Shqipërinë, ndodhën krizat më të rënda politike, ekonomike e sociale.
Koha e shërbimit të tij përkoi me kanabizimin e vendit, trafikun e drogës, krizat politike të dekriminizimit dhe çadrës. Në asnjërën prej këtyre krizave, Knuti, nuk na dha as ndihmë e as foli një fjalë.
Tani, në fund të mandatit të tij, e falenderojmë për kontributin e pasuksesshëm
BE dhe perëndimi është më i madh se rroga e Knutit..!!!