“Skemës së përçarjes i ka ikur koha, të bëhemi bashkë”, Kuvendi i PD- së, Bardh Spahia: Pushtetin e ka vota dhe jo emërimi

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia nga Kuvendi i Kombëtar i PD lëshoi mesazhe të forta përbashkimi. Sipas Spahisë, pushtetin tashmë e ka vota dhe jo kryetarët.

Spahia tha se i ka ikur koha skemës së përçarjes, ndërsa ftoi demokratët që të punojnë të gjithë bashkë.


“Sot është një ditë e bukur për demokratët, Këto sot pushtetin e kanë anëtarët dhe jo kryetarët. Zemrat e demokratëve mund të shpëtohen vetëm duke thënë të vërtetat e PD. PD ishte kthyer një parti pa shtyllë të qëndrueshme, pa fibër politike, ku një njeri vendoste për gjithçka. Tani vota tregon se kush do të kandidojë, kush do të marrë përgjegjësi. Ky kuvend duhet të na shkëpusë nga modeli i humbjes. Ne u besojmë njerëzve tanë.

PD është sot n jë trup i ringjallur nga ushtrimi i demokracisë direkte përmes votës së demokracisë. Të dashur demokratë kam besimin se përfshirja e anëtarësisë me vonë, është gjëja e duhur. Në 6 mars Shkodra mbeti fortesa e vetme e demokracisë, pasi ne mundëm t’u jepnim shpresë atyre se mund të ringriheshim. Fituam në Shkodër se ishim në anën e drejtë me shumicën”, tha Spahia.