Skip to content
13 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Skema e re e ndihmës ekonomike, reagon ministria: Mbyllet faza e parë, jashtë skeme abuzuesit

ShkodraWeb 16 February, 2018
kospiriBardhylka

“Mbyllet faza e parë, jashtë skeme abuzuesit. Ja rastet abuzive/ Me 4 makina apo page 1.5 milionë dhe përfitonin ndihmë ekonomike. “Familjet që nuk plotësojnë kriteret të riaplikojnë në Bashki”. Jemi në fazën kur ka përfunduar vlerësimi i parë i aplikuesve në skemën e ndihmës ekonomike, e cila po shtrihet ne te gjitha qarqet e vendit. Kjo skeme e re garanton që pagesa e ndihmës ekonomike shkon te familjet më në nevojë.

Për herë të parë kanë patur mundësi aplikimi 18 mijë aplikues të cilët deri dje përjashtoheshin për shkak të kritereve përjashtuese të skemës së vjetër: Nese ndryshoje vendbanim (nga nje zone ne tjetren) nuk e merrje ndihmen ekonomike, sot ky kriter eshte hequr dhe keto familje po perfshihen ne skemen e re.

Sistemi i ri është transparent. Kjo skeme funksionon përmes regjistrit elektronik, i cili duke qenë i lidhur me të gjitha sistemet online, të tatimeve, zyres se punesimit, te hipotekave, drejtorisë së transportit, sigurimet shoqërore, etj ELEMINON abuzuesit, të cilët deri dje përfitonin PA TË DREJTË pagesën e ndihmës ekonomike dhe numri rritej artificialisht, duke bërë që fondi të copëtohej në shuma të papërfillshme për familjet që janë vërtet në nevojë.

Për ta konkretizuar, cfare ben sistemi automatik? Nxjer jashte abuzuesit sic jane keto raste me 4 makina apo page 1.5 milion dhe përfitonin ndihmë ekonomike. Dhe janë evidentuar mijëra raste te tilla, të cilët përfitonin ndihme ekonomike në kurriz të atyre që ishin në nevojë dhe sot e përfitojnë ndihmën ekonomike të plotë.

Po ku shkojnë sot fondet e ndihmës ekonomike: Keto fonde sot i perfiton nje familje qe deri dje merrte nje pagese minimale, edhe vetëm 1 mije lekë, ndersa sot merr ndihme te plote 8 mijë lekë. Pra me skemen e re ka vetëm ndihmë ekonomike të plotë! Pas fazes se pare, ka nisur verifikimi rast pas rasti nga sistemi elektronik dhe po vijohet edhe me verifikim në terren.

Cdo ditë po identifikohen derë më derë të gjithë ato familje që nuk janë kualifikuar në këtë fazë. Dhe sigurisht ka familje në nevojë të cilat nuk arrijnë të plotësojnë kriteret dhe nuk përfitojnë nga skema, por këto familje nuk e humbasin mbështetjen ekonomike.

Nëpërmjet rivlerësimit ato rikthehen si pjesë e skemës duke aplikuar në Bashki. Te gjitha Bashkive u është dhënë një fond prej 6% të fondit të ndihmës ekonomike për këto familje që nuk plotësuan kriteret për t’u futur në sistem.

Ndaj i drejtohemi cdo familje që nuk ka fituar ne kete faze, por që realisht është në nevojë, që të paraqiten menjëherë për aplikim pranë bashkive, të cilat duhet të përdorin fondin e vënë në dispozicion për këto raste, fond i cili tashmë eshte dyfishuar nga 3 ne 6%. /Deklaratë e zëvendësministres së Shendetësisë Bardhylka Kospiri/

Post navigation

Previous: FOTO/ U largua nga puna si drejtor i LSI-së, këngëtari i njohur nis jetën e emigrantit…
Next: Zëvendëskryeministrja Mesi takim me ambasadorin turk për “shpëtimin” e Xhamisë së Plumbit

TË FUNDIT

shtjefen zici gjykata shkoder 2026

Gjykata e Shkodrës merr vendimin, Shtjefen Ziçi do të qendrojë në arrest me burg pa afat…

ShkodraWeb 13 July, 2026
emigracioni shifra 2026

STATISTIKAT – Nga vitet 2000, Shqipëria ka humbur gati çerekun e popullsisë së saj…

ShkodraWeb 13 July, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 13 korrik 2026…

ShkodraWeb 13 July, 2026

TË FUNDIT

  • Gjykata e Shkodrës merr vendimin, Shtjefen Ziçi do të qendrojë në arrest me burg pa afat… 13 July, 2026
  • STATISTIKAT – Nga vitet 2000, Shqipëria ka humbur gati çerekun e popullsisë së saj… 13 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 13 korrik 2026… 13 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 13 korrik 2026… 13 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 13 korrik 2026… 13 July, 2026
  • NGA DITMIR BUSHATI – Shqipëria ka nevojë edhe për protesta edhe për koncerte… 12 July, 2026
  • NGA ALBAN GJ. THIKA – Marjana Koçeku, mblidh 10 mijë firma që rikonfirmojnë besimin ndaj teje si deputete e pavarur 12 July, 2026
  • VIDEO – Aleksandër Koçeku dyshohet se ra në pritë, 25 gëzhoja nga e njëjta armë në vendngjarje… 12 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 12 korrik 2026… 12 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 12 korrik 2026… 12 July, 2026
  • U gjet i vrarë në automjetin e tij në rrugën Prekal- Kir, ishte nën hetim për vrasjen e Pavlin Prekës… 11 July, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Gjendet i vrarë në automjet një shtetas, ngjarja e rëndë në aksin Prekal- Kir… 11 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shtjefen zici gjykata shkoder 2026

Gjykata e Shkodrës merr vendimin, Shtjefen Ziçi do të qendrojë në arrest me burg pa afat…

ShkodraWeb 13 July, 2026
emigracioni shifra 2026

STATISTIKAT – Nga vitet 2000, Shqipëria ka humbur gati çerekun e popullsisë së saj…

ShkodraWeb 13 July, 2026
shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 13 korrik 2026…

ShkodraWeb 13 July, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 13 korrik 2026…

ShkodraWeb 13 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.