Procesi i vetting-ut në sistemin e drejtësisë vazhdon në Shqipëri. Pas largimeve dhe konfimimeve nga ky sistem, sot pritet të dalë para trupës së gjykimit, një nga emrat më të njohur dhe më të anatemuar nga opozita. Bëhet fjalë për një zonjë e cila do të duhet të justifkojë pasurinë, të tregojë se nuk ka lidhje me botën “e errët” si dhe të demostrojë integritet profesional.
Drejtuesja e komanduar e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela do të përballet sot me vetingun. Si ka ndryshuar pasuria e saj nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.
Drejtuesja e komanduar e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela do të përballet të martën në seancë dëgjimore me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i vetingut për Prelën është kryer nga trupa gjykuese e drejtuar nga Roland Ilia, Olsi Komici dhe Valbona Sanxhaktari.
Donika Prela ka kryer studimet për drejtësi në vitet 1995-1999 si dhe Shkollën e Magjistraturës në vitet 1999-2002. Ajo ka punuar si prokurore pranë Prokurorisë së Durrësit prej më shumë se 15 vitesh, ku ka drejtuar edhe Task-Forcën kundër krimit të organizuar apo seksionin për hetimin e krimit ekonomik-financiar.
Në maj 2018, Prela u komandua në krye të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku e motivoi komandimin e saj me “përshpejtimin e hetimeve të çështjeve sensitive”. Megjithatë, Prela u përfshi në një përplasje me vartësit e saj të Krimeve të Rënda në shtator 2018 lidhur me përfaqësimin në gjykatë të çështjes së Emiljano Shullazit.
Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të prokurores Donika Prela nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.