Skip to content
11 April, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

SKEDA – Dyshohet se i burgosuri nga Shkodra ishte paguar për vrasjen në burg, ja kush janë 3 të përfshirët në ngjarje

ShkodraWeb 15 December, 2023
mjacaj shaqja lleshi burg peqin

Një vrasje është shënuar sot (15 dhjetor 2023) brenda burgut të sigurisë së lartë të Peqinit. Sokol Mjacaj, i cili vuan dënimin me burg përjetë për vrasjen e e dy turistëve çekë, 8 vjet më parë, ka vrarë Arben Lleshin ndërsa ka mbetur i plagosur dhe Ilir Xhakja. Edhe këta dy të fundit janë persona të dënuar me burg përjetë.

Burime paraprake bëjnë me dije se vrasja ka ndodhur në ambientet e ajrorjes. Sokol Mjacaj ka qëlluar drejt Arben Lleshajt ndërsa Ilir Xhakja i cili i ka dalë në krah për ta mbajtur ka mbetur i plagosur. Më pas u mësua se Arben LLeshaj ndërroi jetë në spital ndërsa Ilir Xhakja ndodhet i plagosur në spitalin e Peqinit.

Ende janë të paqarta shumë detaje ndërsa në njoftimin paraprak të Drejtorisë së Burgjeve të orës 14: 51 flitej për një konflikt mes tre te denuarve me burgim te përjetshëm.

Dyshohet se Sokol Mjacaj është paguar për të kryer vrasjen, ndërsa dyshohet se arma, tip pistoletë hyri në burg nëpërmjet një droni.Ndërkohë drejt burgut të Peqinit kanë shkuar forca policore për përforcime, si dhe drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku.

Sokol Mjacaj po merret në pyetje ndërsa para se të mësohej ngjarja ministria e Drejtësisë informoi se kishte urdhëruar futjen e Mjacajt në 41 Bis, pasi cenonte sigurinë në burgun e Peqinit.

Sokol Mjacaj (foto lart, në mes) ka vrarë dy turistët çekë, Michal Svatos dhe Anna Kusinova, më 3 korrik 2015 në fshatin Prekal të Dukagjinit. Mjacaj i grabiti dy të rinjtë e më pas i ekzekutoi me armë zjarri në automjetin e tyre. Pas kryerjes së krimit Mjacaj u largua nga vendngjarja dhe u ul në një kafene të fshatit për të porositur kafe. I tha kamerierit të lokalit se kishte një aparat fotografik për të shitur për 5000 lekë. Kamerieri ka këmbëngulur se nuk e blen me atë çmim pasi aparati ishte i thyer dhe i shitur. Ai ka dhënë vetëm 500 lekë Mjacajt, më pas ky i fundit u largua në drejtim të paditur. Sokol Mjacaj u arrestua dy ditë më pas me 5 korrik 2015. Më 5 korrik 2022 Gjykata e Lartë la në fuqi dënimin, burg përjetë për Sokol Mjacajn. Ky dënim ishte dhënë nga Gjykata e Apelit të Shkodër në 2018.  Sokol Mjacaj i mori jetën edhe fëmijës 13 vjeç, Agim Leraj. Ai i mori jetën shokut të tij të shkollës për një varëse floriri. Familja e tij nuk e ka pranuar, ndërsa ai endej sa në një zonë në tjetrën të Dukagjinit, duke kërkuar mënyra sesi të grumbullonte para.

Ilir Xhakja (foto lart, majtas) është dënuar me burg përjetë për vrasjen e komisarit të Shijakut, Adem Tahiraj. Ilir Xhakja e ekzekutoi ish-komisarin Tahiraj me pistoletë, duke qëlluar plot 5 herë rreth orës 18:00 të 13 shtatorit 2012 në vendin e quajtur Katund Sukth të Durrësit, gjatë një operacioni kontrolli në të cilin u ndalua nipi i tij Ledion Krasnaj. Më 23 janar 2014 Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimi ne shkallës së Parë të Krimeve të Rënda, duke dënuar me burgim të përjetshëm Ilir Xhakjan, i dënuar për vrasjen e komisarit të Shijakut, Adem Tahiraj.

Arben Lleshi (foto lart, djathtas) është I dënuari I tretë I përfshirë në përleshjen që ka ndodhur në burgun e Peqinit. Ai është dënuar për vrasjen e bashkëkombësit të tij Agim Hoxha në Sauthempton. Ngjarja është shënuar më 10 prillin 2013 kur Arben Lleshi 27 vjeç, i njohur si shpërndarës droge në Angli, dogji të gjallë brenda në makinën e tij Agim Hoxhën 29 vjeç në Sauthempton të Anglisë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: “Dy nxënës kanë dhunuar njëri- tjetrin në shkollë”, Policia e Shkodrës pergenjeshtron median online
Artikull pasardhës: Vrasje- plagosja në burgun e sigurisë së lartë, Forcat Operacionale “mësyjnë” burgjet në të gjithë vendin…

TË FUNDIT

bllokime aku shkoder 2026

AKU Shkodër bllokon mbi 110 ton fruta- perime, gjobë dhe ndërprerje të aktivitetit për subjektin…

ShkodraWeb 11 April, 2026 0
arbnori topalli 2026

Jozefina Topalli hap arkivën dhe kujton Pjetër Arbnorin duke publikuar një foto bashkë me të…

ShkodraWeb 11 April, 2026 0
takimi ndre mjeda

VIDEO – Koçiu, Kumbaro dhe Beci takim me mësuesit e Shkodrës, në fokus rritja e cilësisë së mësimdhënies

ShkodraWeb 11 April, 2026 0

TË FUNDIT

  • AKU Shkodër bllokon mbi 110 ton fruta- perime, gjobë dhe ndërprerje të aktivitetit për subjektin… 11 April, 2026
  • Jozefina Topalli hap arkivën dhe kujton Pjetër Arbnorin duke publikuar një foto bashkë me të… 11 April, 2026
  • VIDEO – Koçiu, Kumbaro dhe Beci takim me mësuesit e Shkodrës, në fokus rritja e cilësisë së mësimdhënies 11 April, 2026
  • Humbin jetën në banesat e tyre dy të moshuar, 87- vjeçari ka konsumuar mbidozë ilaçesh duke u vetëhelmuar 11 April, 2026
  • VIDEO – Përfundon rikonstruksioni i plotë i kopshtit në Bardhaj, investim i Bashkisë Shkodër… 11 April, 2026
  • VIDEO – Një strehëz e re për qentë endacakë në Shkodër, kryebashkiaku Beci zyrtarizon nisjen e punimeve 11 April, 2026
  • VIDEO – Kanosën 2 persona, babë e bir, policia e Shkodrës arreston 3 shtetas, zbulon aktivitet të paligjshëm… 11 April, 2026
  • “Disiplina” e FSHF fal Bregun dhe Ditën për gjestet antisportive në ndeshjen me Vllazninë për Kupë… 11 April, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 11 prill 2026… 11 April, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 11 prill 2026… 11 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 11 prill 2026… 11 April, 2026
  • E TRISHTË – Ndërron jetë ish- kongresmeni, mbështetës i fortë i shqiptarëve e sidomos Kosovës… 10 April, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

bllokime aku shkoder 2026

AKU Shkodër bllokon mbi 110 ton fruta- perime, gjobë dhe ndërprerje të aktivitetit për subjektin…

ShkodraWeb 11 April, 2026 0
arbnori topalli 2026

Jozefina Topalli hap arkivën dhe kujton Pjetër Arbnorin duke publikuar një foto bashkë me të…

ShkodraWeb 11 April, 2026 0
takimi ndre mjeda

VIDEO – Koçiu, Kumbaro dhe Beci takim me mësuesit e Shkodrës, në fokus rritja e cilësisë së mësimdhënies

ShkodraWeb 11 April, 2026 0
urgjenca spitali rajonal shkoder 2026

Humbin jetën në banesat e tyre dy të moshuar, 87- vjeçari ka konsumuar mbidozë ilaçesh duke u vetëhelmuar

ShkodraWeb 11 April, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.