VIDEO – “S’ke fjetur më shumë se 6 orë në hotel”, Kryemadhi shenjestron Gjonajn: “Luleshtrydhe” thërret Rama Manastirliun

Kryetarja LSI, Monika Kryemadhi preku temën e largimit të mjekeve në Gjermani gjatë takimit me strukturat në Shkodër. Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi tha largimi i mjekëve vjen për shkak të pagave të ulta. Ajo e krahasoi rrogën e tyre me 3 orë qëndrimi të ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj në një hotel në Evorpë, e cila raportohet se pagoi 750 euro. Ndërsa zbuloi edhe pseudonimin që kryeministri Edi Rama i thërret ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliut.


Monika Kryemadhi: “Mjekët i kemi shumë të mirë për sa kohë i kërkon Gjermania. Dëgjonim shifrat e luleshtrydhes së Edi Ramës, se kështu i thërret asaj luleshtrydhe ministres së Shëndetësisë nëse doni ta dini, meqë Rama e ka qejf humorin po ia kthej me batutat e tij, që kanë ikur 16 mijë mjekë. Por normal që do ikin. Sa është rroga e një mjeku sot 480, 420 mijë lekë. As 300 euro.

Sa ishte dhoma e asaj Etilda Gjonaj në Itali 750 euro, 1 natë. Ky mjeku që duhet përgjigjet 24 orë, që ka jetën e njerëzve në dorë, që rri a gjumë, sakrifikon familjen , sepse jam e bindur që Etilda më shumë se 6 orë nuk ka fjetur në hotel, e ka 3 orë gjumë të Etildës në hotel në çdo vend të Evropës. 15 breza të fakultetit të mjekësisë i kemi larguar nga Shqipëria. Siç paguhet në Gjermani të paguhet edhe këtu.”