Skip to content
28 November, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
ShkodraWeb- E Verteta te ben te lire!

ShkodraWeb- E Verteta te ben te lire!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Sport

“Skaneri” i Martinit: Lojtarët e Vllaznisë s’e djersisin sa duhet fanellën që mbajnë veshur

ShkodraWeb 6 years ago

Legjenda e futbollit shkodran Edi Martini beson te fakti që Vllaznia do t’ia dalë në këto ditë të vështira, por ka frikë se d  të ketë lojëra të tjera të cilat mund  të bëjnë që Partizani t’i nxjerrë jashtë loje, çka do ishte fatale për shkodranët.

Martini ka qenë mbrëmë i ftuaë në emisionin “Zona Gol”, ku ka shpjeguar disa arsye se pse mundet që Vllaznia mund t’ia hedhë dhe këtë herë, ndërkohë që pranon se gjithçka mund të ndodhë edhe pse ai nuk e do këtë gjë.


“Shkodra është e bekuar nga zoti dhe pikërisht ky po na ndihmon edhe tani mesa shoh. Dua të falënderoj si tifoz edhe përkushtimin e Laçit sot, pasi ishte me rëndësi për ne.

Pavarësisht të gjithave, besoj se duke parë situatën që është krijuar, Vllaznia do t’ia dalë të mbijetojë në javën e fundit”.

– Kush mendoni se është fajtori për këtë situatë që është e tillë prej kohësh te Vllaznia?

Fajtori dihet tashmë, për mendimin tim, sepse në Shkodër mungon kërkesa e llogarisë. Bashkia hedh paratë, por nuk arrin të kërkojë llogari për shpenzimet që bën, ndaj unë vazhdimisht kam bërë thirrje që Vllaznia të privatizohet dhe t’i jepet një presidenti, që do të dinte të menaxhonte shpenzimet.

Megjithatë unë mendoj se fajtorë janë edhe lojtarët, të cilët mesa duket e shohin veten si punëtorë të bashkisë dhe jo futbollistë të Vllaznisë.

Lojtarët duhet ta dinë mirë se çfarë bluze mbajnë mbi shpinë dhe duhet ta djersijnë shumë atë në fushë.

– Çfarë nënkupton me kërkesë llogarie?

Unë mendoj se edhe te Vllaznia duhet të ndryshonte trajner më herët, pasi megjithë respektin për Gjokën, rezultatet prej javësh nuk ishin në favor të tij. Kamza e bëri shumë mirë, duke ndryshuar trajner dhe rifreskuar ambientin, gjë të cilën Vllaznia nuk e bëri, duke mbetur pa trajner fare në dy javët e fundit.

– Ku çaloi menaxhimi i skuadrës?

Edi Martini: Vllaznia është prej kohësh pa një drejtor teknik, që të jetë specialist i fushës dhe të bëjë edhe atë kërkesën e llogarisë. Administratori është një njeri shumë pozitiv, por nuk është specialist i fushës dhe nuk arrin të diskutojë teknikisht dhe t’i kërkojë llogari si duhet skuadrës.

– Nëse Vllaznia shpëton, çfarë do ndodhë me skuadrën, pasi jeni edhe në prag të 100-vjetorit?

Shpresoj shumë që të shpëtojmë fillimisht. Më pas duhet të zëmë mend dhe të privatizojmë ekipin, pasi përndryshe do të mbeteshim në të njëjtën situatë.

Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!

MBËSHTET SHKODRAWEB

Continue Reading

Lajmi i mëparshëm: Lutja e trajnerit të Vllaznisë, Kraja: Ta harrojmë politikën, të mendojmë për ekipin dhe Klubin tonë 100- vjeçar
Lajmi pasues: Ervis Kraja vetëm 90 minuta larg një rekordi unikal: Mund të shpëtojë dy Vllaznitë e Shkodrës…

TË FUNDIT

VIDEO – Vllaznia “ringjallet” në Durrës, i “rrëmben” Teutës së Edi Martinit 3 pikë me gol të një ish- i, thyhet tabuja 9- vjeçare…
  • Kryesore

VIDEO – Vllaznia “ringjallet” në Durrës, i “rrëmben” Teutës së Edi Martinit 3 pikë me gol të një ish- i, thyhet tabuja 9- vjeçare…

9 mins ago
VIDEO – Publikohen pamjet e sherrit dhe dhunës në ndeshjen e futbollit të vajzave Tirana- Vllaznia…
  • Kryesore

VIDEO – Publikohen pamjet e sherrit dhe dhunës në ndeshjen e futbollit të vajzave Tirana- Vllaznia…

1 day ago
“U goditëm nga miushat e Tiranës”, shpërthen Megi Doçi: Bojkotoni gënjeshtrat…
  • Kryesore

“U goditëm nga miushat e Tiranës”, shpërthen Megi Doçi: Bojkotoni gënjeshtrat…

2 days ago

TË FUNDIT

  • VIDEO – Vllaznia “ringjallet” në Durrës, i “rrëmben” Teutës së Edi Martinit 3 pikë me gol të një ish- i, thyhet tabuja 9- vjeçare… 28 November, 2023
  • Arrestohet në Muriqan 30- vjeçari nga Mali i Zi, në makinë iu gjetën sasi lënde narkotike e dy llojeve… 28 November, 2023
  • VIDEO – Shkodra kremton 111- vjetorin e Pavarësisë, ceremoni solemne për ngritjen e flamurit dhe nderim për… 28 November, 2023
  • Teatri “Migjeni” triumfon në Festivalin Teatror “Moisiu”, “rrëmben” tre çmime me shfaqjen “Vizita”… 28 November, 2023
  • MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 28 nëntor 2023… 28 November, 2023
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 28 nëntor 2023… 28 November, 2023
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 28 nëntor 2023… 28 November, 2023
  • EMRAT – Përplaset nga dy makina njera pas tjetrës, humb jetën menjëherë këmbësori… 27 November, 2023
  • NGA LUTFI DERVISHI – Baba Vangat e banaqeve televizive… 27 November, 2023
  • VIDEO – Bashkia Shkodër mënyrë origjinale për kremtimin e Pavarësisë, projekton në fasadën e saj ngjarje dhe personazhe 27 November, 2023
  • VIDEO – Moti i keq në Liqenin e Shkodrës dëmton sërish molon turistike në qendër të Shirokës… 27 November, 2023
  • FOTOLAJM – Julian Deda tregon porosinë e fundit të të atit, Zefit dhe ia plotëson menjëherë atë… 27 November, 2023

TË FUNDIT

VIDEO – Vllaznia “ringjallet” në Durrës, i “rrëmben” Teutës së Edi Martinit 3 pikë me gol të një ish- i, thyhet tabuja 9- vjeçare…
  • Kryesore

VIDEO – Vllaznia “ringjallet” në Durrës, i “rrëmben” Teutës së Edi Martinit 3 pikë me gol të një ish- i, thyhet tabuja 9- vjeçare…

9 mins ago
Arrestohet në Muriqan 30- vjeçari nga Mali i Zi, në makinë iu gjetën sasi lënde narkotike e dy llojeve…
  • Aktualitet

Arrestohet në Muriqan 30- vjeçari nga Mali i Zi, në makinë iu gjetën sasi lënde narkotike e dy llojeve…

4 hours ago
VIDEO – Shkodra kremton 111- vjetorin e Pavarësisë, ceremoni solemne për ngritjen e flamurit dhe nderim për…
  • Aktualitet

VIDEO – Shkodra kremton 111- vjetorin e Pavarësisë, ceremoni solemne për ngritjen e flamurit dhe nderim për…

4 hours ago
Teatri “Migjeni” triumfon në Festivalin Teatror “Moisiu”, “rrëmben” tre çmime me shfaqjen “Vizita”…
  • Art-Kult

Teatri “Migjeni” triumfon në Festivalin Teatror “Moisiu”, “rrëmben” tre çmime me shfaqjen “Vizita”…

9 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.