Skip to content
19 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

SKANDALI – U vra nga bashkëshorti në gusht 2017, KPK mbyll procesin e vetting- ut për gjyqtaren shkodrane me 13 janar 2022?!

ShkodraWeb 20 January, 2022
fildez hafizi gjykatese

Gjyqtarja Fildez Hafizi, e cila u ekzekutua nga ish bashkëshorti i saj në muajin gusht të vitit 2017, ka qenë subjekt i vlerësimit në procesin e vetingut i cili ka zgjatur deri në datën 13 janar 2022.

“Panorama” mëson se në këtë datë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur “të deklarojë përfundimin e procesit të rivlerësimit pa një vendim përfundimtar për subjektin Fildeze Hafizi”.

Në dokumentin që disponon “Panorama”, që mban datën 13 janar 2022, trupa e komisionerëve me anëtarë Firdes Shulin, Alma Faskaj dhe Suela Zhegun, vëren se “Komisioni ra në dijeni të faktit nga burime mediatike se subjekti i rivlerësimit Fildeze Hafizi ka ndërruar jetë.

Lidhur me këtë fakt Komisioni iu drejtua Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile me shkresën nr. *** prot., datë 22.10.2021, për certifikatën e vdekjes së znj. Fildeze Hafizi, e cila me shkresën nr. *** prot., datë 3.11.2021, informon dhe përcjell certifikatën e vdekjes së znj. Fildeze Hafizi, ku konstatohet se ka ndërruar jetë në datën 31.8.2017”.

Në vendim përmendet se e ndjera ushtronte detyrën e gjyqtares në gjykatën e Shkodrës dhe se për shkak të hyrjes në fuqi të ligjit të rivlerësimit në 2016, pra një vit përpara se gjyqtarja të vritej, plotësoi dokumentat dhe i dorëzoi për kontrollin e trefishtë.

Gjyqtarja Hafizi sipas KPK kishte dorëzuar deklaratë e pasurisë pranë ILDKPI, për kontrollin e figurës pranë DSIK si dhe formularin për aftësitë profesionale. Komisioni çmon se në kushtet kur gjyqtarja ka ndërruar jetë deklarohet përfundimi i rivlerësimit pa një vendim përfundimtar.

“Komisioni, pas fillimit të procedurës së rivlerësimit në kushtet kur subjekti ka ndërruar jetë, çmon se duhet të përfundojë këtë procedurë pa një vendim përfundimtar në bazë dhe për zbatim të ligjit nr. 44/20151 të Kodit të Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë neni 90, ku parashikohet: “Procedura administrative, e nisur me kërkesë apo kryesisht, deklarohet e përfunduar pa një vendim përfundimtar për çështjen, në rastet e parashikuara në nenet 93- 96 të këtij kodi” dhe të nenit 93, ku parashikohet: “Nëse pala, personi fizik, vdes gjatë zhvillimit të procedurës administrative që zhvillohet për një çështje të karakterit personal, organi publik deklaron të përfunduar procedurën administrative, pa marrë një vendim përfundimtar për çështjen”, thuhet ne dokument.

Post navigation

Previous: VIDEO – Pritje entuziaste për Bashën në Kurbin por edhe këtu nuk mungojnë përplasjet me mbështetësit e Berishës
Next: VIDEO – “Do përpiqemi ti shkaktojmë humbjen e radhës Egnatias”, Brdariç: Nuk nënvlerësojmë asnjë ekip…

TË FUNDIT

ervin dushi 2026

VIDEO – Dhunohet fizikisht gazetari i njohur shkodran, akuzon pronarin e rrjetit të marketeve, policia e identifikon

ShkodraWeb 18 May, 2026
mark molla unishkk 2026

Bordi i Administrimit merr vendimin, edhe për të paktën 1 vit Mark Molla është administrator i UNISHK

ShkodraWeb 18 May, 2026
shkodra youth cup 2026

VIDEO – Përfundon “Shkodra Youth Cup”, morën pjesë 14 ekipe, fitues u shpall gjimnazi “Oso Kuka”…

ShkodraWeb 18 May, 2026

TË FUNDIT

  • VIDEO – Dhunohet fizikisht gazetari i njohur shkodran, akuzon pronarin e rrjetit të marketeve, policia e identifikon 18 May, 2026
  • Bordi i Administrimit merr vendimin, edhe për të paktën 1 vit Mark Molla është administrator i UNISHK 18 May, 2026
  • VIDEO – Përfundon “Shkodra Youth Cup”, morën pjesë 14 ekipe, fitues u shpall gjimnazi “Oso Kuka”… 18 May, 2026
  • DOKUMENTI – Ervin Salianji ankesë zyrtare për përjashtimin nga gara në PD, ja çfarë kërkon ish- deputeti 18 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 18 maj 2026… 18 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 18 maj 2026… 18 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 18 maj 2026… 18 May, 2026
  • FINAL 4 – Vllaznia me fat, mbetet në krye të Superiores, Egnatia shemb me “poker” Elbasanin… 17 May, 2026
  • FIFA tjetër “shuplakë” Vllaznisë, i bllokon sërish merkaton pasi nuk shleu detyrimet për gjyqet e humbura… 17 May, 2026
  • FENOMENI – PD rrezikon të humbë mbështetjen e gjysmës së popullsisë shqiptare, vajzava dhe grave… 17 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 17 maj 2026… 17 May, 2026
  • Bullgaria fiton Festivalin Europian të Këngës, Alis me “Nân” renditet vetëm në vendin e 13- të… 17 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

ervin dushi 2026

VIDEO – Dhunohet fizikisht gazetari i njohur shkodran, akuzon pronarin e rrjetit të marketeve, policia e identifikon

ShkodraWeb 18 May, 2026
mark molla unishkk 2026

Bordi i Administrimit merr vendimin, edhe për të paktën 1 vit Mark Molla është administrator i UNISHK

ShkodraWeb 18 May, 2026
shkodra youth cup 2026

VIDEO – Përfundon “Shkodra Youth Cup”, morën pjesë 14 ekipe, fitues u shpall gjimnazi “Oso Kuka”…

ShkodraWeb 18 May, 2026
salianji ankese pd zgjedhje berisha 2026

DOKUMENTI – Ervin Salianji ankesë zyrtare për përjashtimin nga gara në PD, ja çfarë kërkon ish- deputeti

ShkodraWeb 18 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.