
Një skandal ka ndodhur sot tek monumenti i Azem Hajdarit në Tiranë. Në një foto të siguruar, shihet që mbi këtë monument është shkruar “Roftë shoku Enver”. Ky monument është ngritur në vendin ku Hajdari është vrarë në vitin 1998. Nuk ka ende te dyshuar për këtë akt, mbi monumentin që është ngritur në vendin ku u vra lideri i Dhjetorit ’90. Monumenti i Azem Hajdarit ndodhet në qendër të Tiranës, përballë ish-selisë së Partisë Demokratike.