Nëse mendonit se kanibalët ishin vetëm pjesë të filmave horror e keni gabim. Mediat raportojnë se një burrë dhe një grua janë arrestuar nga policia pasi dyshohen se kanë rrëmbyer, vrarë dhe kanë ngrënë 30 persona.
Ngjarja makabre është regjistruar në Rusi në rajonin e Krasnodar. Deri më tani raportojnë mediat policia ka identifikuar 7 viktima.
Madje të përditshmet thonë se cifti ka pranuar se disa prej trupave të viktimave i kanë ruajtur në frigorifer për t’i ngrënë më pas. Cifti mësohet e e ka nisur aktivitetin e tij njeri-
ngrënës në vitin 1999.
Djali kanibal u arrestua në fillim të shtatorit pasi në një zontë ushtarake u gjet trupi i një gruaje. madje diku më tutje u gjetën pjesë të saj.
Në fillim autori e mohoi akuzën duke u mbrojtur se vetëm e kishte gjetur trupin dhe kishte bërë një selfie por më pas i kishte humbur telefoni. Ndërsa vajza e arrestuar është gruaja e tij dhe sipas mediave ishte infermiere në një institute ushtarak.
Hetimet për të zbardhur këtë ngjarje të tmerrshme kanë nisur ndërsa në pranga kanë rënë 35 vjecari Dmitry Bakshaev dhe 42 vjecarja Natalia Shaporenko.
Rreth 8 pjesë të trupave njerëzorë u gjetën në frigoriferin e tyre./shqiptarja/