
Një histori dashurie brenda gjakut lindi para dy viteve në një zonë të largët të Shqipërisë, në veriun e saj. Një adoleshente, asokohe vetëm 15 vjeç dashurohet me një 24-vjeçar, i cili jetonte një fshat më larg saj. Askush prej tyre nuk e dinte se bashkë i lidhte i njëjti gjak…por vazhduan historinë e tyre të bukur pa e ditur se një ditë pasojat do të ishin fatale për të dy. Për shkak të zonës që i rrethonte, çifti takohej fshehtas, që askush mos t’i shikonte. Dy vite shkëmbenin mesazhe, flisnin me orë të gjata në telefon shfrytëzonin çdo rast për të qenë pranë njëri-tjetrit.
Ndryshimi ishte i dukshëm tek adoleshentja dhe nëna e saj kuptoi se diçka po ndodhte me të bijën. Mentaliteti në shoqërinë shqiptare është i egër dhe nuk mund t’i shpëtonte nënë Selvia, e cila e ka dhunuar vajzën kur nuhati se ajo ishte e dashuruar pa e ditur personin në fjalë.
Ishte janari i këtij viti kur vajza shfaqi disa shqetësime me barkun. Kishte fryrje dhe dobësi trupore. Të dyja nënë e bijë shkojnë tek mjeku i fshatit nga eko-ja u zbulua se vajza ishte shtatzënë dhe në muajin e 6-të, ku për shumë pak kohë do të sillte në jetë një vajzë. Lajmi ishte i rëndë për nënën, babain dhe pjesëtarët e tjerë të familjes.
Adoleshentja në fillim nuk tregonte emrin e djalit që kishte marrëdhënie prej më shumë se dy vitesh. Prindërit e detyruan të tregonte se kush ishte babai i fëmijës. Në fund e dorëzuar ajo tregon emrin. Ai emër dhe mbiemër ra si bombë në familje pasi ishte kushëriri i saj.
Rruga për të zgjidhur këtë problem apo për të ndërtuar një kurorë brenda familjes nuk ishte e lehtë. Familja e vajzës që në fillim u kundërshtua nga familjarët e djalit. Ata nuk pranuan asgjë sikurse dhe vetë djali.
Nuk munguan as denoncimet në polici. Sot çështja është në gjykatë. Por sot ai embrion ka marrë jetë. Foshnja është 4 muajshe dhe jeton me nënën adoleshente dhe gjyshërit. Atësia nuk u njoh. Nuk është e lehtë kjo histori, ku në jetë ka ardhur një fëmijë brenda një gjaku, ku babai e mohoi ekzistencën e saj dhe nëna e gjyshërit jetojnë në kushte të mjerueshme, pa asnjë të ardhur. Absurditeti qëndron në faktin që familja e vajzës tenton të ngrejë këtë kurorë dhe e bija me mbesën të shkojë në familjen ku i takon.
Nëna e 17-vjeçares ka qenë në studion e emisionit me ‘Zemër të hapur’, ndërsa ka treguar të gjithë peripecitë e saj me vajzën, që nga shtatzënia dhe deri tek denoncimet në polici.





