
Një skandal i vërtetë është zbuluar nga ministria e Sigurisë në Argjentinë. Ajo ka goditur një tentativë komploti për të përdorur shërbimin diplomatik të Ambasadës ruse për trafik kokaine në Evropë. Rreth 400 kg drogë u kapën nga bagazhet diplomatike në një aneks të Ambasadës pasi u njoftua nga Ambasadori rus në dhjetor 2016.
Mediat vendase raportojnë se operacioni ka çuar në arrestime në Argjentinë dhe Rusi. Ministrja argjentinase e Sigurisë Patricia Bullrich tha se kokaina e gjetur në Ambasadën ruse në Buenos Aires ishte me vlerë 50 milionë euro dhe me pastërti shumë të lartë. Ajo tha se ishte destinuar për Rusinë dhe ndoshta edhe Gjermaninë.
Në pranga kanë përfunduar dy persona në Argjentinë dhe tre në Rusi, shkruan TheJournal.







