Skip to content
15 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

SKANDAL ME TENDERAT – Mark Babani i Vaut të Dejës i jep para kompanisë për punën e pakryer…

ShkodraWeb 30 December, 2021
mark babani vau dejes

Nuk kanë të mbaruar skandalet me tenderat në bashkitë e vendit të drejtuara nga rilindësit. Nga burime për mediat, mësohet se Bashkia e Vaut të Dejës, e drejtuar nga Mark Babani ka paguar fondin e akorduar për investimin në qendrën e Bushatit, por nga verifikimi në terren asnjë nga akset nuk ka ndryshuar.

Në fakt është një tjetër zonë ku është ndërhyrë, më një sipërfaqe shumë më të vogël ku ëhstë shtruar asfalt por pa detaje se si është realizuar investimi në të. Ekspertët e konsiderojnë këtë një abuzim të pastër që vjen në kohën kur vetë kryeministri ka bërë thirrje për të qenë më transparent me tenderat.

Mungesa e oponencës në këshillat bashkiakë për shkak të përbërjes së vetëm nga socialistët por dhe mungesa e llogaridhënjes për shkak të mungesës së garës, ka bërë që Bashkitë të kthehen në abuzues të mëdhënj të fondeve publike.

LEXONI DHE: VIDEO – Akuzat për financim rrugësh pa kryer punën, kryebashkiaku i Vau- Dejësit Mark Babani hedh poshtë akuzat

Këtij fenomeni nuk i është shmangur as Bashkia e Vaut Dejes.

Pas një denoncimi për tenderimin prej këtij institucion për rikulifikimin e rrugëvë të cilat janë bërë vite më parë Ora News ka verifikuar në terren situatën.

Duke ballafaquar të dhënat në dokumente me situatën në terren vihet re se asfalti është shtruar në rrugë të cilat nuk jan pjesë e asnjë projekti.

Sipas dokumentave, bashkia në datën 14 prill të vitit 2021 ka hapur një tender për shtrim rrugësh, sistemim dhe ndriçim të qendër Bushat. Siç shihet në projektin teknik, mbi të cilin është hapur tenderi, kjo është harta ku duhet të kryhen punimet.

Por sipas denoncimit dhe verifikimit në terren, në këto segmente rrugore që përkojnë me projektin teknik të tenderuar punimet janë kryer vite më parë dhe nuk ka asnjë ndërhyrje të re.

Realizimi i projektit të tenderuar me vlerë 4.9 milionë lekë është kryer në një bllok tjetër banimi, me sipërfaqe dhe specifikime teknike krejt të tjera nga projekti.

Është edhe vetë kryetari i Bashkisë i cili e pasqyron në rrjetet sociale investimin duke e faktuar që rikualifikimit i është nënshtruar një zone tjetër për të cilën nuk ekziston asnjë projekt.

Ndryshimi total i zbatimit të projektit pas publikimit të Agjencia e Prokurimeve Publike, dhe lidhjes së kontratës nuk figuron në asnjë dokument.

Sipas ekspertëve ndryshimi i vendit të investimit do duhej të ishte shoqëruar me procedurë të re tenderimi. Prokurimi është mbyllur në datën 26 prill të vitit 2021 dhe krontrata është lidhur rreth 1 muaj më vonë në datën 25 maj.

Sipas dokumentave të thesarit, firmës i janë likujduar e gjthë vlera e tenderit, çka të jep bindjen se ndryshimi i destincionit dhe vendit të investimit është bërë pa asnjë dokument zyrtar.

Ky tender nxjerr hapur abuzimet me fondet publike dhe përgjegjes për këtë është sëpari Kryetari i Bashkisë Mark Babani dhe gjithe zinxhiri drejtues, nga njësia e prokurimit, komsioni i vlerësimit të ofertave, deri tek grupi i ngritur nga bashia e Vau Dejës për marrjen në dorëzim të punimeve. /oranews/

Post navigation

Previous: Drejtonte autoambulancen në gjendje të dehur, policia e Shkodrës arreston 45 vjeçarin, përplasi dy automjete…
Next: MINUTA E FUNDIT – Ndahet nga jeta gazetari dhe komentatori i mirënjohur sportiv, lajmin e jep kolegu i tij…

TË FUNDIT

alis kallaci gjysfinale eurosong 2026

Shkodrani Alis Kallaçi me “Nân” kualifikon Shqipërinë në finalen e Eurovision Song Contest 2026…

ShkodraWeb 14 May, 2026
hafiz sabri koci

PËRVJETOR – “Kemi pas frikë t’themi se ka Zot”, 105 vjetori i lindjes së Hafiz Sabri Koçi….

ShkodraWeb 14 May, 2026
adea piderni 2026

Aksidentoi për vdekje babanë e ministres që lëvizte me biçikletë, vihet në pranga nga policia 31- vjeçari

ShkodraWeb 14 May, 2026

TË FUNDIT

  • Shkodrani Alis Kallaçi me “Nân” kualifikon Shqipërinë në finalen e Eurovision Song Contest 2026… 14 May, 2026
  • PËRVJETOR – “Kemi pas frikë t’themi se ka Zot”, 105 vjetori i lindjes së Hafiz Sabri Koçi…. 14 May, 2026
  • Aksidentoi për vdekje babanë e ministres që lëvizte me biçikletë, vihet në pranga nga policia 31- vjeçari 14 May, 2026
  • DOKUMENTET – Bordi i Administrimit i UNISHK mblidhet edhe për diskutimin e mandatit të Administratorit 14 May, 2026
  • DEKRIPTIM – Propaganda politike ose e njëjta gotë që shihet gjysmëbosh apo gjysmë plot… 14 May, 2026
  • PARADOKSI I SPAK – Akuza ndaj kryebashkiakut Kristjan Shkreli për një shtrirje kablli për energjinë elektrike 14 May, 2026
  • Vakancat në KLP dhe KLGJ, dy pedagogë shkodranë të Universitetit “Luigj Gurakuqi” paraqesin kandidaturat 14 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 14 maj 2026… 14 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 14 maj 2026… 14 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 14 maj 2026… 14 May, 2026
  • Projekti i hyrjes së Shkodrës, qeveria merr vendim për shpronësime me vlerë 574 milion lekë… 13 May, 2026
  • Qeveria merr vendimin, 533 milion lekë pronarëve të kafshëve të eliminuara për shkak të murtajës së ruminantëve… 13 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

alis kallaci gjysfinale eurosong 2026

Shkodrani Alis Kallaçi me “Nân” kualifikon Shqipërinë në finalen e Eurovision Song Contest 2026…

ShkodraWeb 14 May, 2026
hafiz sabri koci

PËRVJETOR – “Kemi pas frikë t’themi se ka Zot”, 105 vjetori i lindjes së Hafiz Sabri Koçi….

ShkodraWeb 14 May, 2026
adea piderni 2026

Aksidentoi për vdekje babanë e ministres që lëvizte me biçikletë, vihet në pranga nga policia 31- vjeçari

ShkodraWeb 14 May, 2026
godina rektorat unishk 2025

DOKUMENTET – Bordi i Administrimit i UNISHK mblidhet edhe për diskutimin e mandatit të Administratorit

ShkodraWeb 14 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.