ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

“S’ka më protesta nga opozita…”, Agron Gjekmarkaj tregon kush është arbitri tani: Kriza politike ka dalë jashtë kufijve

Analisti Agron Gjekmarkaj deklaroi në emisionin “Real Story”, në News24, se nuk do të ketë më protesta nga opozita, pasi sipas tij, kriza politike ka dalë jashtë kufijve të Shqipërisë dhe i takon një tjetri arbitri. Gjekmarkaj u shpreh se gjithçka në vendin tonë po monitorohet nga ndërkombëtarët, dhe kryesisht Bundestagu gjerman, jo thjesht për të hapur negociatat, por për të qenë një demokraci modeste.

“Kriza ka dalë jashtë kufijve të Shqipërisë dhe i takon një tjetër arbitri. Në këtë pikëpamje, opozita nuk ka arsye pse e vijon rrugën e forcës dhe protestave. Gjë çdo monitorohet dhe shikohet nga ndërkombëtarët, kryesisht Bundestagu gjerman, jo thjesht për të hapur negociatat, por për të qenë një demokraci modeste, e thjeshtë. Pjesëmarrja e opozitës në Reformën Zgjedhore është gjëja e duhur, nuk është kthim në sistem, pasi opozita nuk kishte dalë plotësisht nga sistemi. Unë e lexoj si pozitive këtë. Edhe nëse palët ulen, siç u ulën në Maqedoni, nuk ka problem. Por, nuk e shoh këtë vullnet nga Rama, siç bëri Zaev.

Rama nuk po bën asgjë, përkundrazi ka angazhuar batalionët e shumtë që ka, për t’i lëshuar ndaj opozitës. Opozita jo se nuk ka probleme, por se ne kemi probleme shumë më të mëdha. Ne duhet të shkojmë drejt një pakti kombëtar, se me këtë rrugë nuk do t’i arrijmë dot kushtet për të hapur negociatat. Rama nga njëra anë ka dështimin, që nuk e pranon dhe ja hedh Macronin, dhe kjo është një turp, nga ana tjetër kemi kryebashkiakët e tij që bien si fiq të thatë, të lidhur me kr.imin. Rama nuk ndihet rehat me njerëz normal, shkoi e kapi njerëz të tillë, edhe pse ishte vetëm në zgjedhje”, tha Gjekmarkaj.

Për tu bërë pjesë e grupit "ShkodraWeb Media" mjafton të klikoni JOIN GROUP dhe kerkesa juaj do të shqyrtohet menjëherë. KOMUNITETI SHKODRAWEB MEDIA ONLINE: https://www.facebook.com/groups/shkodrawebportal/

Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.